Manastiri ruan kujtimin e Ataturkut

Me rastin e 118-vjetorit të diplomimit të Mustafa Qemal Ataturkut nga Shkolla Ushtarake e Manastirit (e njohur dikur me emrin “Manastır Askeri İdadisi”, sot muze i qytetit) është organizuar një ceremoni përkujtimore me pjesëmarrjen e autoriteteve nga Turqia dhe Maqedonia.

Manastir 2017

Në Manastir është zhvilluar ceremonia përkujtimore me rastin e 118-vjetorit të diplomimit të Mustafa Qemal Ataturkut nga shkolla ushtarake e Manastirit, sot muze i qytetit me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Jolevski, këshilltares pranë ambasadës së Turqisë në Shkup Zeynep Gündüz, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Salih Murat, ministrit të Shtetit Beycan İlyas, Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë Gjeneral Muhamed Racaj, përfaqësues nga Ushtria turke, Gjeneralbrigade Süleyman Ertizman, përfaqësues të tjerë nga ushtria turke dhe të ftuar të tjerë. Në kuadër të kësaj ceremonie është bërë promovimi dhe shpërndarë edhe libri me titullin: "Marrëdhëniet turko-maqedonase në historisë". Pas përfundimit të fjalimeve të ftuarit zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Manastirit dhe dhomën e veçantë të Ataturkut në këtë muze. Objektet që ekspozohen në këtë hapësirë të veçantë kushtuar Ataturkut flasin për historikun dhe jetën e pasur e të fuqishme të themeluesit të Republikës së Turqisë, duke filluar nga Selaniku për të vazhduar në Manastir e deri në Ankara.


Fjalët Kyçe: Manastir , Mustafa Kemal Ataturk , Maqedoni , Muzeu i Manastirit