Lutje në Tiranë për ushtarët turq të rënë dëshmorë në Idlib

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë ambasadës turke dhe me nismën dhe mbështetjen e Fondacionit ALSAR është mbajtur programi i lutjeve kushtuar ushtarëve turq të rënë dëshmorë në Siri.

Lutje për ushtarët turq të rënë dëshmorë në Siri

Programi u organizua në Xhaminë e Profetit në fshatin Mushqeta, në Njësinë Administrative Krrabë të Qarkut Tiranë. Të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, Kryetari i Dhomës së ATTSO-s Fethi Kaya, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, punonjës të Fondacionit «ALSAR», besimtarë, imamë të zonës dhe të kryeqytetit, qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri dhe shumë banorë të zonës, të cilët shprehën solidaritetin e tyre me popullin turk. Pas lutjeve dhe leximit të pjesëve nga Kur'ani programi vazhdoi me faljen e namazit të xhenazes në mungesë për ushtarët turq që kanë rënë dëshmorë në Siri, që u drejtua nga këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz.


Fjalët Kyçe: Tiranë , dëshmorët turq , Xhamia e Profetit në Mushqeta , Fondacioni ALSAR , Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) , Bekir Yanilmaz