Liqeni i Ohrit, një perlë ballkanike

Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni.

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit, njohur ndryshe edhe si Liqeni i Pogradecit, është një nga liqenet më të mëdhenj në Ballkan dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjet në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 m dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në brigjet e liqenit shtrihen 3 qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni, si dhe Pogradeci në Shqipëri.


Fjalët Kyçe: liqeni i Ohrit , liqeni i Pogradecit , trashëgimi botërore , UNESCO , Shqipëri , Maqedoni