Kthehet nga Afganistani Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës i Shqipërisë

Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës në kuadër të operacionit të NATO-s, “Resolute Support Mission”, përbëhej nga efektivë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë (b3k), në Poshnje. Ata shërbyen me profesionalizëm dhe disiplinë të lartë për një periudhë 6–mujore në Kabul, Afganistan. (Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë - Facebook)

Kontingjenti i Shqipërisë në Afganistan

Në mjediset ushtarake të Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, u zhvillua ceremonia e pritjes së Kontingjentit të 3-të Paqeruajtës, i cili kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit të NATO-s, “Resolute Support Mission”. “Dua të falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen Republikës së Turqisë, FA të Republikës së Turqisë për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin, duke dhënë edhe një herë mesazhin se duke bashkëpunuar, duke qenë solidarë më njëri-tjetrin, ne mund të realizojmë detyrat dhe misionet, ne mund të jemi në gjendje që kapacitetet tona t’i shfrytëzojmë edhe më mirë për të eliminuar çdo gjenerator terrorizmi”, u shpreh zv/ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi.


Fjalët Kyçe: Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës , lufta kundër terrorizmit , Resolute Support Mission , NATO , Forcat e Armatosura të Shqipërisë , Forcat e Armatosura të Turqisë