Kryeparlamentari i Turqisë vizitoi Vrapçishtin dhe Ohrin

Në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop) vizitoi edhe Komunën e Vrapçishtit dhe qytetin e Ohrit.

Mustafa Sentop vizitoi Ohrin

Kryeparlamentari Shentop mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një makine pune të dhuruar nga Unioni i Komunave Turke për Komunën e Vrapçishtit dhe një kamioni plehrash në Komunën e Rostushës në Mavrovë. Pas vizitës në Vrapçisht, Shentop dhe delegacioni shoqërues vizituan edhe qytetin e Ohrit. Shentop këtu vizitoi Xhaminë dhe Teqenë e Zejnel Abedinit dhe më pas çarshinë e qytetit. Gjatë shëtitjes, ai u fotografua dhe bashkëbisedoi me qytetarët.


Fjalët Kyçe: Maqedonia e Veriut , Mustafa Sentop