Haxhinjtë shqiptarë u nisën për në vendet e shenjta

Besimtarë myslimanë nga Shqipëria janë nisur për në vendet e shenjta për të kryer ritualin e Haxhit, njërin nga pesë kushtet e fesë Islame.

Haxhinjtë shqiptarë u nisën për në vendet e shenjta

Haxhinjtë janë përcjellë mes emocioneve në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga familjarët e tyre, por edhe nga besimtarë të shumtë. Në grupin e parë kanë udhëtuar më 31 korrik rreth 200 besimtarë, të cilët fillimisht do të ndalojnë në Xhide të Arabisë Saudite, ndërsa grupi i dytë i besimtarëve është nisur për në tokat e shenjta më 1 gusht. Edhe këtë vit bashkë me besimtarët myslimanë nga Shqipëria, udhëtojnë për në tokat e shenjta edhe besimtarët nga Mali i Zi, ndërsa në total janë 400. Çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët nga Shqipëria për vitin 2019 është 3.700 euro.


Fjalët Kyçe: vendet e shenjta , feja islame , haxhinjtë shqiptarë