Hapat që do të hidhen pas ratifikimit të “Marrëveshjes së Prespës”

Sipas procedurës së parashikuar, hapi i ardhshëm është që Qeveria greke të informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-s mbi përfundimin e procedurës së brendshme, ndërsa më pas 29 vendet anëtare të NATO-s duhet të nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë, gjë e cila, po ashtu duhet të ratifikohet në parlamentet e vendeve të NATO-s.

Marrëveshja e Prespës

Pastaj, siç parashikohet, Greqia do ta ratifikojë ftesën për anëtarësim të vendit në NATO, hap pas të cilit amendamentet e reja kushtetuese të Maqedonisë do të hynë në fuqi, ndërsa Maqedonia vet do të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kështu fillon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Që kur Maqedonia dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në anën greke të Prespës, me të cilën u arrit zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë me dekada rreth emrit, pasoi procesi i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend (11 janar) sipas të cilave vendi ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)


Fjalët Kyçe: problemi i emrit të Maqedonisë , Marrëveshja e Prespës , Republika e Maqedonisë së Veriut , anëtarësimi në NATO