Dita e Ashures u kremtua edhe në Shkodër

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua aktiviteti me temë: "Ashurja: Shija e Gostitjes", organizuar nga instituti i kulturës turke “Yunus Emre”.

Dita e Ashures në Shkodër

Gjatë aktivitetit u realizua gostitja me ashure; simbolin e ndarjes me të tjerët dhe begatisë. Në aktivitetin që u zhvillua në një nga rrugët më të frekuentuara të Shkodrës; Rruga Pedonale, përveç qytetarëve shkodran morën pjesë edhe turistë të huaj të qytetit. Krahas gostitjes me ashure stenda e promovimit të kurseve të turqishtes dhe materialet arsimore tërhoqën vëmendjen e çdo moshe. Qytetarë të shumtë, të cilët shfaqen pëlqimin e shijes dhe promovimit të ashures kërkuan zhvillimin e një aktiviteti të tillë edhe në vitin e ardhshëm. Gjithashtu duke dëgjuar muzikën në sfond dhe nganjëherë edhe duke e shoqëruar me vallëzim, shfaqën gëzimin për këtë aktivitet në të cilin shkrihen kultura dhe gjuha. Secili që mori pjesë në këtë aktivitet, i cili nxjerr në pah rëndësinë që Turqia i kushton unitetit, bashkimit dhe ndarjes me tjetrin përcolli falënderime dhe kënaqësi. Me rastin e Ditës së Ashures, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka vizituar Teqen e Tarikatit Rifai “Haxhi Shejh Ali Kruja”. Me këtë rast, zj. Ademi ka përcjellë urimet e rastit për të gjithë besimtarët dhe prijësit e Tarikatit Rifai në Shkodër dhe më tej.


Fjalët Kyçe: Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , Shkodër , Dita e Ashures , Rruga Pedonale