Diplomohen 13 hafëzët e parë të Shqipërisë

Në ambientet e xhamisë së Parrucës në Shkodër, në një atmosferë festive dhe shpirtërore u diplomuan 13 hafëzët e parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, qendër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul” në Shkodër me mbështetjen e fondacionit “Hudayi” në Stamboll.

Ceremonia e diplomimit të hafëzëve të parë

Ceremonia e diplomimit u organizua nga Myftinia Shkodër dhe shoqata “Istanbul”. Ipranishëm ishte dijetari dhe hoxha nga Turqia, Osman Nuri Topbaş, njëkohësisht "Qytetar Nderi" i Shkodrës. i cili në ligjëratën e tij tha se Kur'ani është vepra që Allahu i ka dërguar njerëzimit për udhëzim. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni mashe shtore, përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Tiranë, hafëzë të njohur të Kur’anit, hoxhallarë, besimtarë të ardhur edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare islame nga Turqia, Kosova, Mali i Zi, etj., që kishin tejmbushur xhaminë e Parrucës.


Fjalët Kyçe: Kurani i Madhërishëm , Kurani Famëlartë , hafëz , Xhamia e Parrucës , fondacioni "Hudayi" , Shoqata Istanbul , Osman Nuri Topbas