“Defender Europe 2021”, stërvitja më e madhe e 3 dekadave të fundit në Shqipëri

Stërvitja “Defender Europe 2021”, që po zhvillohet prej 4 majit në Shqipëri, është më e madhja në 3 dekadat e fundit.

Stërvitja “Defender Europe 2021” në Shqipëri

Me anë të kësaj stërvitje po demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Kjo stërvitje po zhvillohet njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë territorin shqiptar. Stërvitja po kryhet në bazat ushtarake të Bizës, Kuçovës, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr. Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që Shqipëria ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Fjalët Kyçe: Ushtria Shqiptare , Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë (USAEUR) , Ballkani Perëndimor , NATO , Shqipëri , Defender Europe 2021