Certifikimi i kursantëve të Akademisë së Medias në Tiranë

TRT-ja certifikoi kursantët e Akademisë së Medias që u mbajt në Tiranë në bashkëpunim me institucione të tjera turke.

Akademia e Medias (TRT) 2019 Tiranë -

Përmes një ceremonie të zhvilluar në Tiranë u ndanë certifikatat për kursantët që morën pjesë në seminarin trajnues, pranë Akademisë së Medias. Akademia e Medias u realizua nën bashkëpunimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Institutit turk “Yunus Emre” Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe “AKM Media”. Në këtë trajnim 10-ditor morën pjesë 16 gazetarëve dhe studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet për gazetari. Ekspertët e medias nga Turqia dhe Shqipëria trajtuan në kuadër të trajnimit tema si: përgatitja e lajmeve, etika në gazetari, roli i gazetarit, gazetaria në terren, protesta, luftë etj. (Fotografitë janë siguruar nga Olsi Shehu, Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: Ali Artmaz , AKM Media , Murat Ahmet Yörük , Ambasada e Turqisë në Tiranë , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , trajnimi Akademia e Medias