Bursa për studime universitare dhe pasuniversitare në Turqi

Aplikimet për bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet turke për vitin akademik 2019-2020 do të vazhdojë deri më 20 shkurt 2019.

Bursa studimi në Turqi

Shteti Turk vazhdon të akordojë bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet turke. Aplikimet bëhen vetëm online përmes uebsajtit të posaçëm, ku të interesuarit do të gjejnë një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, si dhe të listës së universiteteve përkatëse. Bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet e ushqimit, të akomodimit (konvikt), të udhëtimit me avion (një herë vajtje-ardhje), tarifën e plotë të shkollimit dhe bursë (pagesë) mujore (para xhepi).


Fjalët Kyçe: Bursat e Turqisë , universitetet turke , bursë studimi , Turqi