Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Nevruzit

Me një aktivitet organizuar në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane besimtarët bektashianë kanë festuar Ditën e Sulltan Nevruzit, që është ditëlindja e Imam Aliu dhe e cilësuar si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe.

Festa e Nevruzit në Shqipëri

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi uroi besimtarët bektashinj, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për Ditën e Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliu e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe. “Bekim paçi kurdoherë në veprat tuaja të mira, dashuri për njeriun dhe lumturi familjare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, uroi Baba Mondi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Presidenti i Republikës së Shqipërisë, politikanë, deputetë, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, etj. Kreu i shtetit shqiptar, Meta ndau mesazhin e tij në këtë ditë, duke thënë se harmonia fetare në Shqipëri kalon kufijtë gjeografikë.


Fjalët Kyçe: Baba Mondi , Imam Aliu , Selia e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane , Dita e Sulltan Nevruzit , Festa e Nevruzit