Ballkanasit e pritën me gëzim 2017-n

Shumë qytetarë të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” pritën ardhjen e vitit të ri nën shoqërimin e muzikës dhe fishekzjarrëve.

Prishtinë, 01.01.2017

Qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ndërrimin e motmoteve e festuan me aktivitete të ndryshme organizuar në qendrat e kryeqyteteve, në restorante edhe shtëpi me familjen dhe miqtë e tyre. Atmosferë festive me fishekzjarrë ka pasur pothuajse nëpër të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të mëdha të Ballkanit.


Fjalët Kyçe: Viti i Ri , Maqedoni , Shqipëri , Kosovë , Ballkani