19-vjetori i bombardimit të Jugosllavisë nga NATO-ja

Më 24 mars, në orën 20:00, NATO-ja nisi “Operacionin e Forcave Aleate” që do të zgjaste deri më 10 qershor dhe do t'i hapte rrugë pavarësisë së Kosovës. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s kishin mbështetur operacionin. Operacioni po ashtu u mbështet edhe nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me 10 avionë të tipit F-16. /AA

Operacioni i Forcave Aleate

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, NATO-ja nisi “Operacionin e Forcave Aleate” (Operation Allied Force) ndaj Jugosllavisë për t’i dhënë fund presionit dhe masakrave ndaj popullit shqiptar, me synimin “serbët jashtë, ndërmjetësuesit brenda, refugjatët të kthehen”. Gjatë operacionit, i cili nisi për shkak të presionit dhe masakrave, si dhe mospranimit të palës serbe që Kombet e Bashkuara (OKB) të vendosnin trupat ndërkombëtare në Kosovë, sipas organizatës “Human Rights Watch” kanë humbur jetën 489 deri në 528 civilë, ndërsa Jugosllavia pretendoi se sulmet e NATO-s shkaktuan nga 1.200 deri në 5.700 civilë të vrarë. /AA


Fjalët Kyçe: Operacioni i Forcave Aleate , Operation Allied Force , ish-Jugosllavia , Jugosllavi , bombardimi i Jugosllavisë nga NATO-ja , NATO , Kosovë