Shtypi i Kosovës 16.05.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 16.05.2014

Gazeta “Lajm”

ADERIMET DHE ATERIMET POLITIKE

Afatit të aderimeve në partitë politike po i afrohet fundi bashkë me afatin kalimtar nga një parti tek tjetra. Kurse afati i aterimeve nga politika, veç sa ka filluar dhe aterimi nga partia e politika ka gjasa që të jetë shumë afatgjatë.

Tituj të tjerë:

Thaçi: Misioni i ri po forcohet
Deklarata të çuditshme të përfaqësuesve serbë
Demokracia e vërtetë buron nga brenda

Gazeta “Koha Ditore”

ANA E ERRËT E SHËRBIMEVE INTELIGJENTE

Dokumentet sekrete të NATO-s flasin për përfshirje në shumë krime të anëtarëve të organizatave inteligjente ilegale të partive politike. Dokumentet zbulojnë mbledhjen e të ardhurave doganore, rekrutimin e policëve dhe doganierëve, si dhe përgjimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe UNMIK-ut

Tituj të tjerë:

Kontrata 3-milionëshe e QKUK-së me “Lagunën” e kundërligjshme
Ministrja gjermane e Mbrojtjes anulon papritmas takimin me Thaçin
Në Fakultetin e Mjekësisë, Mitrovica përshkruhet edhe si qytet i Serbisë

Gazeta “Tribuna”

ADERIMET PËRÇAJNË PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj Hashim Thaçi, kanë hyrë në ofensivë për sjelljen e njerëzve të rinj në parti.

Tituj të tjerë:

“Srpska” dominon listën unike për deputetë – Iniciativa “Srpska” do ta dominojë listën e përbashkët prej 100 emrave të përfaqësuesve të partive politike të serbëve të Kosovës me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit. Pas fitores në 9 komuna të Kosovës, me çka “Srpska” ka siguruar të udhëheqë edhe me Asociacionin e Komunave Serbe, tani ky subjekt politik, i formuar nga Beogradi, pritet ta marrë edhe numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, e më pas edhe të resorëve të ndarë për serbët në Qeverinë e Kosovës.
Mobilizim për mbrojtje të votës më 8 qershor – Institucionet e sigurisë por edhe ato të drejtësisë janë bërë të gjitha bashkë me qëllim që procesi zgjedhor i 8 qershorit të kalojë në një klimë të mirë dhe pa incidente.

Gazeta “Epoka e Re”

ADERIMET NË PARTITË POLITIKE, KOMIKE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Berat Buzhala, është shfaqur mjaft kritik ndaj prurjeve të reja në të gjitha partitë politike.

Tituj të tjerë:

Vjedhjet në zgjedhje, të papranueshme për SHBA-në – Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit janë të rëndësishme, pasi ato organizohen në tërë territorin e Kosovës.
Hoxhaj: Synojmë njohje të plotë ndërkombëtare

Gazeta “Zëri”

PDK, BARCELONË APO RRUGËS SË HYSIT

Tituj të tjerë:

Top 10-shet e partive
Jahjaga kërkon siguri gjatë zgjedhjeve
Veseli, i padukshëm
“Vatra” nuk merr pjesë në zgjedhje

Gazeta “Bota Press”

SOT PUBLIKOHET LISTA E LDK-së PËR DEPUTETË, KUSH JANË KANDIDATËT?

Gazeta “Bota Sot”

KOALICIONET PARAZGJEDHORE, QË MUND TË TRONDITIN ZGJEDHJET

24 orët dramatike të betejës për zgjedhjet nacionale

Gazeta “Kosova Sot”

KOSOVA ME SHËNDETËSINË MË TË DOBËT NË EVROPË


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme