Shtypi i Kosovës 14.05.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 14.05.2014

Gazeta “Tribuna”

TELASHET ME LISTA, PARTITË PRESIN DITËN E FUNDIT

Zyra për regjistrimin e partive politike në KQZ, të premten pritet të jetë e stërmbushur. E gjithë kjo për shkak të partive politike, të cilat po presin deri ditën e fundit për të aplikuar dhe për të çertifikuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën e kaluar kur ka miratuar planin operativ, kishte vendosur një afat prej nëntë ditësh, konkretisht nga data 8 deri më 16 maj në orën 24:00 në mënyrë që partitë politike të aplikojnë për çertifikim dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Tituj të tjerë:

Serbët me listën unike synojnë deri 20 vende në Kuvend – Liderët politikë të serbëve të Kosovës konfirmojnë arritjen e konsensusit politik për të garuar me një listë unike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Punësimi, premtimi kryesor politik – Nëse ndodh siç po premtojnë partitë politike, në katër vitet e ardhshme Kosova duhet të importojë punëtorë nga jashtë për t’i plotësuar vendet e lira të punës.

Gazeta “Koha Ditore”

UP-ja VENDOS TË SHPËRBLEJË PUNIMET SHKENCORE FALSE

Tituj të tjerë:

Qeveria nuk do t’i investojë 500 milionë € siç ka premtuar Thaçi
Prokuroria ndjek penalisht pesë deputetë
VV: Serbët do të kompensojnë vendet e rezervuara

Gazeta “Epoka e Re”

NIS “MISIONI I RI” I THAÇIT

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka prezantuar planin e tij ekonomik

Tituj të tjerë:

Do të dalim forca e parë politike – Flet Glauk Konjufca, Lëvizja Vetëvendosje
PDK-ja dhe LDK-ja e bëjnë diferencën me aderime

Gazeta “Zëri”

FSHIHET SKANDALI KOSOVA ME LODRA KANCEROGJENE

Tituj të tjerë:

PDK garon me koalicion

Gazeta “Bota Sot”

PAKTI I BASHKËQEVERISJES ISA-PACOLLI – LDK thyen tabunë

Tituj të tjerë:

Të eliminuarit nga lista për deputet e PDK-së i bashkëngjitën “Nismës”
Koalicionet që mund të çajnë kokën!

Gazeta “Lajm”

TEKNOKRATI I ISH-SISTEMIT

Tituj të tjerë:

Programet, retorikë e partive politike
Oferta dhe prurjet po vazhdojnë

Gazeta “Sport Plus”

SHQIPTARËT E BOTËRORIT


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme