Pasqyra e shtypit turk

Pasqyra e shtypit turk

Ditorja “Sabah” në faqet e saj përcjell lajmin me titull “BE duhet të shikoj në mënyrë strategjike në anëtarësimin e Turqisë” ku shkruhet se Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka thënë se Turqia paraqet një potencial të fort për Bashkimin Evropian për përhapjen e parimeve dhe standardeve të saj në një hapësirë dhe masave më të gjera. Gazeta citon Kryeministrin Erdoan të ketë thënë se “BE-ja në Turqi duhet shikuar në mënyrë strategjike dhe në kuadër të interesave afatgjata”. Në vijim të lajmit të gazetës bëhet e ditur se Kryeministri Erdoan në mes tjerash ka thënë se “Zhvillimi i procesit të negociatave me Turqinë në mënyrë më dinamike dhe me përqendrim në rezultat përfundimtar do të jetë në dobi edhe të BE-së por edhe të Turqisë”, ndërsa shtoi se ky vit është shpallur viti i BE-së në Turqi.

E përditshmja “Hurriyet” njofton se ndaj dy maunave të Organizatës Islamike Humanitare, Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, IHH, të cilat transportonin ndihma humanitare për në Siri u organizua një sulm i armatosur me armë. Gazeta bën të ditur se maunat kanë qenë të shënjestruara nga ana e avionëve luftarak të forcave të regjimit. Në vijim të lajmit shkruhet se Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu, dje në Ankara gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Turkmenëve të Sirisë ka dhënë mesazhe të ashpra. Sipas lajmit të gazetës Ministri Davutollu citohet të ketë thënë se “Ne nuk do ti lëmë vetëm popullin sirian edhe në qoftë se duhet ta rrezikojmë jo vetëm jetën politike, por edhe atë biologjike”.

“11 mijë ushtarë në Sheshin e Kuq” është titulli i lajmit tjetër që bie në sy tek e përditshmja “Hurriyet” ku shkruhet se Dita e Fitores e cila në Rusi kremtohet si dita e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u kremtua në Moskë me entuziazëm. Në lajm shkruhet se në kremtimet e organizuara në Sheshin e Kuq ishin të pranishëm 11 mijë ushtarë në mesin e të cilëve edhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore.

“Ditën e Fitores e festoi në Krime” është titulli i lajmit i gazetës “Zaman” ku shkruhet se pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në mars të këtij viti, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për herë të parë realizoi një vizitë në këtë vend. Në vijim të lajmit shkruhet se Kievi zyrtarë dënoi ashpër këtë vizitë të realizuar në festën e Ditës së Fitores, ndërsa edhe NATO-ja vizitën e cilësoi si të papërshtatshme.

Në një lajm tjetër të po të njëjtës gazetë shkruhet se dje filloi edicioni i 19-të i Festivalit të Teatrit që organizohet nga Fondacioni i Artit dhe Kulturës së Stambollit, IKSV. Gazeta bën të ditur se festivali filloi me shfaqjen e veprës “Të gjitha ishin kot” të autorit Gregori Jarzina që u vu në skenë në teatrin Muhsin Ertugrul në Harbije të Stambollit. Në vijim të lajmit shkruhet se festivali që do të zgjatë deri më 5 qershor do të mirëpret afërsisht 100 shfaqje të ndryshme ku 7 trupa teatrale janë nga jashtë vendit dhe 33 nga Turqia.

Gazeta “Hurriyet” në faqet e saj të lajmeve bën të ditur se mbrëmë u mbajt pjesa e dytë e gjysmëfinaleve të edicionit të 59-të të Konkursit të Këngës së Evrovizionit ku morën pjesë 37 vende. Gazeta njofton se pas pjesës së dytë të gjysmëfinales së konkursit të këngës së Evrovizionit për pjesëmarrje në finale do të garojnë sonte Zvicra, Sllovenia, Polonia, Rumania, Norvegjia, Greqia, Malta, Bjellorusia, Finlanda dhe Austria. Në vijim të lajmit shkruhet se krahas këtyre vendeve të drejtën për pjesëmarrje në finale fituan Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Holanda, Suedia dhe Islanda.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme