Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 08.05.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 08.05.2014

Gazeta “Lajm
PRESIDENTJA FILLON KONSULTIMET
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dje filloi konsultimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. E nga ana tjetër ende pa u caktuar data, ka filluar të përfliten edhe skenarët e mundshëm për koalicionin e ardhshëm qeverisës, ku po dominon mendimi se koalicioni veç është paracaktuar dhe ai do të përbëhet nga dy partitë e mëdha PDK-LDK. Argumenti kryesor se pse do të bëhen bashkë dy partitë e mëdha, arsyetohet me faktin se këtë e dëshiron faktori ndërkombëtar, por një koalicion të tillë e imponon edhe matematika e numrave të deputetëve edhe proceset e ndjeshme që janë përpara.


Tituj të tjerë:
Shpërndahet Kuvendi
A do të jetë zgjidhje shpërndarja e Kuvendit
Liderët preferojnë 8 qershorin për datë të zgjedhjeve


Gazeta “Zëri
TË SHPËRBËRIT IA PLOTËSUAN DËSHIRËN THAÇIT
Gjatë gjithë kohës u përfol mundësia që përpjekja e Hashim Thaçit për ta shpërbërë Parlamentin mund të dështojë si mungesë e votave, por 90 votat pro të deputetëve për këtë qëllim rrënuan çdo parashikim të bërë paraprakisht.
Tituj të tjerë:
Në asnjë rast pro FAK-ut – Edhe sikur pakicave të iu afrohej zgjatja e mandatit edhe për dy vite, përsëri serbët nuk do të kishin votuar për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), tha Rada Trajkoviç, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës së Përbashkët Serbe.
Kurti: Mustafa e Thaçi e lanë Kosovën pa Republikë


Gazeta “Epoka e Re
SHPËRNDARJA E KUVENDIT ISHTE ZGJIDHJA E VETME
Kjo legjislaturë në historinë e parlamentarizmit do të hyjë si legjislatura më joefektive – Profesori i Parlamentarizmit në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami, ka thënë se shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ka qenë instrumenti i vetëm për të dalë nga situata e krijuar.

Tituj të tjerë:
Shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 8 qershor
Çitaku: Axhenda evropiane, unitet i plotë politik


Gazeta “Tribuna
NË ZGJEDHJE ME NGUT – RREZIK NGA MANIPULIMET
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga pritet që sot të dekretojë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për datën 8 qershor, kërkesë kjo e dy partive më të mëdha PDK e LDK, por që është përkrahur edhe nga disa parti tjera, përjashtuar këtu Vetëvendosjen dhe AKR-në, të cilat kërkojnë që 15 qershori të jetë data e zgjedhjeve.


Tituj të tjerë:
Mirë që u shpërnda! – U konstituua me akuzat për deputetë që morën vendet në Kuvend me votat e vjedhura, mori vendime kontraverse, për afër një vit funksionoi në bazë të marrëveshjeve gjentëllmene pozitë – opozitë dhe në fund shpërndau vetëvetën.
Zgjedhjet shtyjnë testin – Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qershor të këtij viti, ia ka prishur planin Komisionit Shtetëror të Maturës.


Gazeta “Koha Ditore
KUVENDI NDËSHKON VETEN


Tituj të tjerë:
Zgjedhjet parlamentare më 8 ose 15 qershor
BE-ja mund të formojë mision për vëzhgimin e zgjedhjeve
Kosova e izoluar feston e pushon në Ditën e Evropës


Gazeta “Kosova Sot
SHPËRNDAHEN KUKËULUR
Kuvendi i Kosovës përfundon para kohe mandatin e dytë radhazi – Zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor, pritet data nga presidentja


Tituj të tjerë:
Shteti jostabil


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme