Shtypi i Kosovës 07.05.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 07.05.2014


Gazeta “Koha Ditore

KUVENDI SHPËRNDAHET SOT, ZGJEDHJET MË 8 QERSHOR

Deputetët e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të fundit, sot. Me 55 nënshkrime ata i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.Kurse 8 qershori është data rreth së cilës janë pajtuar liderët për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale

 

Tituj të tjerë:

Kosova me plan B për FAK-un

Fule: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin e Kosovës në BE

 

Gazeta “Zëri

SOT, VETË-SHKARKOHEN!

Liderët e partive politike janë pajtuar pas shumë

takimeve që sot të shkarkohet Kuvendi i Kosovës,

kurse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme,

në pjesën e parë të qershorit

 

Tituj të tjerë:

Vetëvendosje: LDK-ja po e amniston Thaçin

Stefan Fule – Për veriun 38 milionë euro

Kosovarët udhëtojnë pa viza në 12 vende të botës

 

Gazeta “Tribuna

KUVENDI NË SHPËRBËRJE, VENDI NË ZGJEDHJE

Kuvendi Kosovës sot (e mërkurë), prej orës 12:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të votohet edhe shpërbërja e kësaj legjislature. Seanca është thirrur nga nënshkrimet e 55 deputetëve që vijnë nga PDK, LDK e AAK pas pajtimit që liderët e këtyre tri subjekteve kanë arritur që të procedojnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Tituj të tjerë:

Tri detyrat e Kosovës për këtë vit

Ekskavatorët e Gashit nisen për në Brezovicë

 

Gazeta “Lajm

TRI OPSIONE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Burime të gazetës “Lajm” thonë se në takimin e djeshëm të Thaçit, Mustafës e Haradinajt, me presidenten Jahjaga, të tre liderët janë marrë vesh në parim për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, por nuk janë pajtuar për mënyrën që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhje të parakohshme. Kanë mbetur të hapura tri opsione: shpërbërja e Kuvendit, rrëzimi i Qeverisë dhe mundësia e tretë, që kryeministri të japë dorëheqje. Për shpërbërje të Kuvendit janë deklaruar Thaçi dhe Mustafa, kurse Haradinaj ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë. Kurse dorëheqjen si opsion mësohet se e ka ofruar vetë Hashim Thaçi. Sot do të mbahet edhe një takim në ora 10:00.

 

Tituj të tjerë:

Saranda fton Prishtinën për pushime verore

 

Gazeta “Kosova Sot

SHPËRNDAHET KUVENDI OSE SHKARKOHET QEVERIA

PDK-ja dhe LDK-ja përgatisin mocionin –AAK-ja mbështet nismën në momentin e fundit

 

Tituj të tjerë:

Kuvend për t’u harrur – Editoriali

 

Gazeta “Epoka e Re

KOSOVA DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME

Tituj të tjerë:

Ky Kuvend ka përçuar imazh të keq

Fule: Vazhdojini reformat në sundimin e ligjit

 

Gazeta “Bota Sot

LDK: NUK KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË THAÇI-MUSTAFA

Thaçi president, Isa kryeministër?

 

Gazeta “Bota Press

SOT, PËRFUNDIMISHT, “RRËZOHET” KUVENDI I KOSOVËS!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme