Shtypi i Kosovës 29.04.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës për ditën e sotme:

Shtypi i Kosovës 29.04.2014

Gazeta “Tribuna”

KUVENDI NUK SHPËRBËHET PA VENDET E REZERVUARA

Lideri i PDK-së dhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi do t’i bëjë një ofertë liderit opozitar, Isa Mustafës, kryetar i LDK-së. Thaçi do ta ofrojë datën 15 qershor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në shkëmbim të votës së deputetëve të LDK-së për vazhdimin e vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë.

Tituj të tjerë:

Jakup Krasniqi do të paditet – Behxhet Pacolli dhe Jakup Krasniqi. I pari ish-president, e i dyti pretendues i zjarrtë që të ulet në karrigen e të parit të vendit, kanë nisur një betejë fjalësh në rrjetet sociale. Polemika ka të bëjë pikërisht me postin e presidentit që ka dalë të jetë “mollë sherri” mes këtyre të dyve.
Asamblistët me nga dy paga, kërkojnë rritje
Dogana në gjyq për goma
Libri që synon ndryshimin e politikës

Gazeta “Zëri”

ABUZOHEN MILIARDAT E SERBISË

Keqpërdorime marramendëse të fondit 3 miliardësh për më shumë se një dekadë nga vetë serbët e Kosovës i ka zbuluar komisioni hetimor i themeluar nga Kuvendi i Serbisë.

Tituj të tjerë:

Procesi kundër Limajt, politik
EULEX heton privatizimin e Amortizatorëve
Kultura – Diagnoza e Ben Blushit për shqiptarët

Gazeta “Koha Ditore”

DËSHTON PREMTIMI I THAÇIT PËR ISH-PUNËTORËT E FABRIKËS SË TUBAVE

Vendimi i Kuvendit, i sponsorizuar nga Thaçi, i obligonte Qeverinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit që brenda 30 ditësh të paguanin ish-punëtorët me 50 për qind të shumës totale. Ky afat kohor është tejkaluar më 19 prill.

Tituj të tjerë:

Negociatat për MSA-në mbyllen këtë javë, nënshkrimi i paqartë
PDK-ja e AAK-ja pranojnë pazarin për vendet e rezevuara
Kineastët serbë i kërkojnë shtetit të financojë filma për Kosovën nën Serbi

Gazeta “Epoka e Re”

PA BDI-në S’KA QEVERI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se BDI-ja këtë herë ka arritur rezultate të mëdha, pasi ka fituar katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Tituj të tjerë:

Qosja merr pasaportë shqiptare
Për Forcat e Armatosura do të votohet njëzëri
Opozita s’ka “takat” ta rrëzojë Qeverinë

Gazeta “Kosova Sot”

“BOMBA” E KRASNIQIT, PACOLLI BLEU POSTIN E PRESIDENTIT

Kreu i legjislativit: Më ofroi para për votën – Akuzë e rëndë e kryeparlamentarit Krasniqi për numrin dy të qeverisë

Tituj të tjerë:

FAK pa kushte
Javën tjetër votohet FAK-u

Gazeta “Bota Sot”

PACOLLI: DO TA PADIS JAKUPIN GËNJESHTAR E PËRBUZËS!

Tituj të tjerë:

LDK-ja nuk bën koalicion me zhvatësit e popullit, abuzuesit!
Mustafa: Do ta ndryshojmë Ligjin për Veteranët, FARK-un e fusim

Gazeta “Bota Press”

“PARATË” E BEHXHETIT DHE “GËNJESHTRAT” E JAKUPIT!

Gazeta “Lajm”

A PO RICIKLOHEN DY PARTITË E MËDHA

Ka kohë që përfaqësues të PDK-së deklarojnë haptas se pas zgjedhjeve, për partner të ardhshëm të koalicionit e preferojnë LDK-n.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme