Shtypi i Kosovës 28.04.2014

Shtypi i Kosovës 28.04.2014

Gazeta “Epoka e Re”

RAJONI TA NDJEKË SHEMBULLIN E KOSOVËS

Gatishmëria jonë për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare duhet të jetë shembull për inkurajimin e vendeve të tjera të rajonit – Kosova ka nevojë urgjente për zhvillim ekonomik dhe krijim të mjedisit të sigurt për investime – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Tituj të tjerë:

Kontributi i Shqipërisë në përballimin e eksodit nga Kosova në vitet 1998-1999
Thaçi: Papa Gjon Pali II, mik i madh i shqiptarëve
Krasniqi: Sistemi i drejtësisë ka dështuar
Kastrati: Jemi gati për forcat e armatosura

Gazeta “Koha Ditore”

FAK-u ZBUT LDK-në PËR VENDET E REZERVUARA

Insistimi që legjislatura aktuale ta marrë vendimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës ka bërë që një pjesë e opozitës ta zbusë qëndrimin e saj karshi kërkesës së minoriteteve për vazhdimin e ulëseve të rezervuara. Meqë FAK-u s’mund të kalojë pa votat e minoriteteve, nga partia më e madhe opozitare- LDK-ja, që deri tani ka qenë kundër kërkesës së komuniteteve, kanë thënë se do ta rishqyrtojnë pozicionin nëse ka ndonjë iniciativë prej Qeverisë. Për gjetjen e një kompromisi të hënën pritet të takohen liderët e partive politike

Tituj të tjerë:

Vuçiçi bisedimet me Kosovën i do për vete

Gazeta “Zëri”

NENAD RASHIÇ – VETËM SERBËT MBAJNË PENG FAK-un

Tituj të tjerë:

Shpërbërja e Kuvendit këtë javë
Kosova merr pjesë në shenjtërim
Maqedonia zgjedh Parlamentin e presidentin e ri
Epoka e Majlindës

Gazeta “Kosova Sot”

NUK DINIM GJË PËR GJYKATËN SPECIALE

Themelimi ishte i pandalshëm, sivjet u informuam zyrtarisht – Intervistë me Enver Hoxhajn, ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës

Tituj të tjerë:

FAK-u rikthen Kushtetutën e Ahtisarit
Rinia e harruar

Gazeta “Tribuna”

TË AKUZUARIT DIHEN VITIN E ARDHSHËM

Aktakuzat nga hetimet për raportin e Dick Martyt mund të ngrihen tek në fillim të vitit të ardhshëm, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Tituj të tjerë:

Thaçi kërkon kompromisin, Mustafa datën e zgjedhjeve – Përderisa Thaçi ka paralajmëruar të kërkojë edhe një kompromis ndërmjet partive të shumicës dhe më ato të pakicave që në shkëmbim të votës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës minoriteteve t’u vazhdohen mandatet e rezervuara në Kuvend, lideri i LDK-së, sipas burimeve të besueshme brenda këtij subjekti politik, shkon në këtë takim me kërkesën e vetme që është marrëveshja për datën e zgjedhjeve.
Kontestohen zgjedhjet në Maqedoni
Përkujtimi i dhimbjes në ‘Lëndinën e Pikëllimit’
Fondi ndryshon ligjet

Gazeta “Bota Press”

DREJTORËT MILIONERË QË MARRIN “PAGA ME GRUSHT” NGA TAKSAT E SHTETIT TË KOSOVËS

Gazeta “Lajm”

A DO TË TAKOHEN LIDERËT SOT


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme