Shtypi i Kosovës 24.04.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 24.04.2014


Gazeta “Koha Ditore
KUVENDI NUK SHPËRNDAHET KËTË JAVË
Nuk pritet që këtë javë të krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kryesia do të mblidhet të hënën për të caktuar rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Kuvendit. Kryeministri Thaçi ka kërkuar që ajo t’i procedojë për votim ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet të të cilave themelohet FAK-u. Por në këtë rrugë ai e sheh pengesë LDK-në
Tituj të tjerë:
Me 89 vota miratohet “fyerja” ndaj Kosovës


Gazeta “Epoka e Re
SHTETI DUHET TA MBROJË LUFTËN ÇLIRIMTARE
Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se Qeveria duhet t’u ofrojë ndihmë shtetërore të gjithë atyre individëve, të cilët do të përballen me këtë gjykatë.
Tituj të tjerë:
Kuvendi mbështet themelimin e Gjykatës Speciale
Zgjedhjet nuk do të ndikojnë në lobim
Javën e ardhshme vlerësimi për statutet e komunave veriore


Gazeta “Tribuna
GJYKATA E IMPONUAR!
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dëgjuan këshillat e ndërkombëtarëve dhe votuan pro krijimit të një Gjykate Speciale, e cila do të gjykojë krimet e pretenduara nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty
Tituj të tjerë:
FAK-u, pastaj zgjedhjet – Pas miratimit të Gjykatës Speciale dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it, në axhendën e kryeministrit Hashim Thaçi mbetet miratimi i Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, para se të shkohet te vendimi eventual për zgjedhjet e parakohshme.
Ahmeti ‘pak më i dobët’ se Mustafa


Gazeta “Zëri
KUVENDI NË SHPËRBËRJE
Tituj të tjerë:
Milionat e paverifikuara
Kosova me tribunal
Tribunali për Serbinë, i parealizueshëm


Gazeta “Bota Sot
KRIJOHET GJYKATA SPECIALE, THAÇI: IMPONIM I PADREJTË DHE I PANDERSHËM I BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE
Kuvendi i bindet liderëve partiakë, ta pastrojnë imazhin me gjykatë


Gazeta “Bota Press
(JO)ZYRTARE:CLINT WILLIAMSON – PROKUROR I PARË I GJYKATËS SPECIALE!


Gazeta “Lajm
FITOI GJYKATA 89 ME 22


Gazeta “Kosova Sot”
STOP PËR MATRAPAZËT, NDËRPRITET EVAZIONI I MADH FISKAL


Gazeta “Sport Plus
JANUZAJ I BELGJIKËS



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme