Shtypi turk 13.05.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 13 maj 2022.

1826595
Shtypi turk 13.05.2022

Vatan” - Sulm me bombë para Konsullatës së Përgjithshme turke në Paris

Një ose më shumë persona të paidentifikuar kanë sulmuar me një bombë të improvizuar Konsullatën e Përgjithshme turke në Paris të Francës. Sulmi shkaktoi dëme në ndërtesën e konsullatës. Disa burime raportuan se sulmi u mor përsipër nga një grup që ka lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK.

Yeni Şafak” - Erdogan: U ndjemë krenarë në Tokio, tani e ka radhën Parisi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia dërgoi 87 atletë në lojërat olimpike “Tokio 2020”. Ky ka qenë numri më i madh i sportistëve që Turqia ka dërguar në historinë e Lojërave Paralimpike. "Unë besoj se do të thyejmë një rekord të ri për sa i përket numrit të sportistëve dhe medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të Parisit 2024”, tha Erdoan duke theksuar se atletët turq kanë fituar shumë medalje në kampionatet ndërkombëtare.

Haber Türk” - Është rritur kufiri për marrjen e nënshtetësisë turke

Në Fletoren Zyrtare u botua urdhri ekzekutiv presidencial, i cili rriti kufirin për marrjen e nënshtetësisë turke duke blerë pasuri të paluajtshme nga 250 mijë dollarë në 400 mijë dollarë. Vendimi do të hyjë në fuqi pas një muaji nga data e botimit. Me ndryshimet e fundit ligjore nënshtetësia turke mund t’u jepet edhe të huajve që hyjnë në sistemin e pensionit individual (privat) duke derdhur një kontribut prej të paktën 500 mijë dollarësh ose në valutë tjetër të huaj të barasvlershme dhe qëndrojnë 3 vjet në sistem. Vendimi në lidhje me këtë kriter ka hyrë në fuqi sot.

Star” - Projekti i shekullit midis Turqisë dhe Azerbajxhanit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailollu (Adil Karaismailoğlu) deklaroi se me vënien në punë të linjës hekurudhore dhe autostradës Zangezur midis Turqisë dhe Azerbajxhanit do të ndërtohet një korridor që do të kalojë nga Stambolli në Kinë. Korridori do t'u hapë rrugën vendeve aziatike për të eksportuar në Evropë mallra me kosto të ulët dhe për t'i afruar edhe më shumë shtetet turke me njëra-tjetrën.

Sabah” - Studentët e huaj admirojnë Aeroportin e Stambollit

Studentët që ndjekin kurset e aviacionit dhe turizmit në Universitetin e Birmingamit në Angli [College Birmingham], preferojnë Stambollin për udhëtimin e tyre arsimor të familjarizimit. 60 studentë nga vende të ndryshme të botës e admiruan Aeroportin e Stambollit. "Nuk kam parë kurrë një aeroport kaq të përsosur",- tha Aija Busa, një studente nga Letonia.



Lajme të ngjashme