Shtypi turk 26.01.2022
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 26 janar 2022:

“Hurriyet”: Anija e parë e armatosur pa pilot e Turqisë përfundon testet e qitjes
“ULAQ”, anija e parë e armatosur pa pilot e Turqisë, ka përfunduar testet e qitjes me sistemin e saj të ri të armëve. “ULAQ” do të marrë pjesë në mbrojtjen e bazave dhe porteve me sistemin e ri të armëve me telekomandë.
“Vatan”: Deklaratë nga ministri Varank
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varanks tha dje se synojnë të ndërtojnë një Turqi që ka arritur pavarësinë e saj ekonomike dhe teknologjike.
“Sabah”: Ministri Donmez dha sihariqin për gazin e Detit të Zi: Lajmet e mira mund të vijnë shumë shpejtë
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez nënvizoi se një shpim zbulimi do të kryhet në shkurt në jugperëndim të fushës së gazit Sakarya, sepse kjo fushë është mjaft e ngjashme me atë të mëparshmen. Një zbulim i ngjashëm mund të vijë nga pusi i fundit Amasra-1."
“Star”: Hidhen firmat me një vend mik
Një 'Marrëveshje Vëllazërimi' u nënshkrua midis Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në një ceremoni të organizuar në Antalie për të përmirësuar marrëdhëniet në fushën e pylltarisë.
“Haberturk”: Fatih Arda Ipcioglu hynë në histori
Fatih Arda Ipcioglu, një atlet kombëtar që garoi në kërcim me ski, hyri në histori duke arritur në finale 9 herë në 13 organizime të Kupës Botërore.