Shtypi turk 25.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 25 janar 2022:

1768066
Shtypi turk 25.01.2022

“Vatan”Omer Çelik vlerëson krizën Rusi-Ukrainë

Nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, bëri me dije gjatë një deklarate të hënën se mesazhet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për Rusinë dhe Ukrainën u përshëndetën fuqishëm anembanë botës. “Ndërkohë që shumë palë i drejtohen vetëm njërës anë të krizës, Turqia është i vetmi shtet që mund të paraqesë vullnet e mesazhe të mirëseardhura për të dyja anët e krizës, domethënë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë”, vlerësoi ai mes të tjerash.

“Sabah”Deklaratë shpresëdhënëse nga ministri Koca për variantin “Omicron”

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, deklaroi një ditë më parë se varianti “Omicron” mund të jetë shpresa në drejtim të përfundimit të pandemisë. “Sipas rezultateve të studimeve shkencore, kur të vaksinuarit infektohen me variantin «Omicron», ata jo vetëm që e kalojnë me lehtësi sëmundjen, por në të njëjtën kohë edhe niveli i imunitetit të tyre rritet ndjeshëm. Bëhuni shpresë për të nesërmen duke u vaksinuar. Pandemia do të dalë jashtë rendit të ditës”, u shpreh ministri turk i Shëndetësisë.

“Star”Sucuoglu: Ne mbrojmë interesat e vendit tonë dhe Turqisë

Gjatë një konference për shtyp të hënën, Faiz Sucuoglu, kryeministër i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), u prononcua me këto fjalë: “Ne jemi një pjesë e kombit turk në Jug. Me fjalë të tjera, jemi roja e tij në Mesdhe. Ne mbrojmë si interesat e RTQV-së ashtu edhe të Turqisë, mu në mes të Atdheut Blu.”

“Hürriyet”Tri lëvizje nga “Tesla” në Turqi

Gjigandi i makinave elektrike, “Tesla”, bëri tri lëvizje të rëndësishme në lidhje me kompaninë e quajtur “Tesla Motors”, të cilën e ka themeluar në Turqi. Shef ekzekutiv i kompanisë në fjalë u emërua Kemal Geçer, i cili më parë ka shërbyer si drejtues i Zyrës së “Lufthansa” për Turqinë dhe Irakun. Kompania do të përfundojë me shpejtësi ristrukturimin e saj dhe këtë vit do të hedhë në treg 4 modelet e saj të quajtura “Model X”, “Model Y”, “Model 3” dhe “Model S”.

“Haber Türk”Rekord në prodhimin e çelikut të papërpunuar

Prodhimi i çelikut bruto në Turqi kaloi 40 milionë tonët vitin e kaluar, një rritje kjo prej 12,7% në krahasim me vitin 2020, duke arritur sasinë më të lartë të prodhimit të të gjitha kohërave.



Lajme të ngjashme