Shtypi turk 20.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 20 janar 2022:

1765679
Shtypi turk 20.01.2022

“Vatan”: Erdogan: Falë TURKOVAC-ut ndjehemi më të sigurt

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit, theksoi se bota vazhdon të kalojë kohë të vështira nën valën e re të epidemisë së koronavirusit dhe shtoi: “Sistemi ynë shëndetësor është i aftë të plotësojë të gjitha llojet e nevojave në luftën kundër epidemisë, duke filluar nga spitalet dhe kujdesi intensiv deri tek vaksinimi. Falë vaksinës sonë TURKOVAC, ne tani e shikojmë veten me më shumë besim."

“Yeni Şafak": Presidenti Erdogan do të shkojë në Ukrainë

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin tha se Turqia është e gatshme të marrë çdo rol që mund të luajë për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. “Ne e bëjmë këtë si mik i Rusisë dhe Ukrainës dhe si aleat i NATO-s. Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të bëjë një vizitë në Ukrainë pas disa javësh dhe do të takohet me Presidentin Vladimir Zelenskiy”, tha Kalin.

“Hürriyet”: Deklaratë për Mesdheun Lindor nga Sentop

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop në lidhje me projektin e tubacionit të gazit natyror në Mesdheun Lindor (EastMed), tha: “Që në fillim menduam se ky projekt, në mënyrën siç ishte, nuk ishte komercial. Ne kemi thënë që në fillim se një projekt i tillë nuk mund të realizohej për qëllime politike, vetëm nga pikëpamja e armiqësisë ndaj Turqisë.”

“Star": Holanda flet me lëvdata për Turqinë

Në analizën e mjeteve ajrore pa pilot të armatosur të Turqisë  të gazetës holandeze “NRC”, Bayraktar-TB2 u komentua si "më i miri në botë". Në analizë janë përfshirë deklaratat e ekspertit holandez të mbrojtjes Stijn Mitzer se “Bayraktar-TB2 është më i miri në botë në aspektin operacional”.

“Sabah”: La pas yjet e botës së futbollit

Sipas listës së bërë nga “Football Wonderkids”, janë përcaktuar lojtarët me më shumë asistime në ligat evropiane. Yunus Akgun nga Turqia, u shqua në listë dhe la pas shumë yje të rinj.



Lajme të ngjashme