Shtypi turk 18.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 18 janar 2022:

1764387
Shtypi turk 18.01.2022

“Hurriyet”: Mesazhi për FETO-n nga presidenti Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dje në Tiranë, i bëri një vlerësim vizitës së tij dhe marrëveshjeve të nënshkruara me Shqipërinë. Presidenti Erdogan deklaroi se ka më shumë pritshmëri nga Shqipëria në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO). “Presim hapa më të shpejtë dhe më të vendosur kundër strukturës së FETO-s në Shqipëri në periudhën e ardhshme”, deklaroi Presidenti Erdoan.

“Sabah”: Kryeministri i Shqipërisë Rama: Erdogan është një njeri që bën atë që thotë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë dje në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia në Laç të Shqipërisë. Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se e pyesnin shpesh për miqësinë e ngushtë me Erdoganin. Në prononcimin e tij Kryeministri Rama tha: “Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: Presidenti Erdogan është një person që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën”.

“Star”: Qeveria gjeorgjiane nënshkruan dekretin: Ilaçet tashmë do të sillen nga Turqia

Tregu gjeorgjian është hapur për barnat që do të sillen nga Turqia. Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili nënshkroi dekretin përkatës.

"Haberturk": Fuqia e instaluar e energjisë diellore e Turqisë arriti në 7.816 megavat

Fuqia e instaluar e energjisë diellore e Turqisë është rritur nga 40 megavat në 7.816 megavat në 8 vjet. Vitin e kaluar në rrjet u përfshinë 1.149 megavat centrale diellore.

“Vatan”: Antalia trefishoi numrin e turistëve në janar të vitit të kaluar

78.538 turistë mbërritën në Terminalin Ndërkombëtar të Antalies midis 1 dhe 16 janarit me 808 avionë. Turistët rusë dhe gjermanë kryesuan të dhënat, të cilat pothuajse u trefishuan në të njëjtën periudhë në 2021.



Lajme të ngjashme