Shtypi turk 10.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 10 janar 2022.

1760040
Shtypi turk 10.01.2022

Sabah” - Turqia është e gatshme të mbështesë Kazakistanin

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia dëshiron që Kazakistani të arrijë sa më shpejt stabilitetin, paqen dhe qetësinë. Duke theksuar se ashtu si Turqia edhe Organizata e Shteteve Turke, ata do t'i ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes Kazakistanit, Çavuşoğlu tha: "Problemi i botës turke është problemi ynë. E gjithë bota e pa këtë në fitoren e Karabakut".

Sabah” - Interesim i madh për vaksinën Turkovac

Vaksina turke “Turkovac”, e zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), ka filluar të administrohet në të gjitha spitalet urbane që nga 30 dhjetori dhe qytetarët tregojnë interes të madh për vaksinën. Turkovac përbënte 50 për qind të takimeve të vaksinimit të marra nga spitalet në javën e fundit. Vaksina turke pritet të jetë gjithashtu një shpresë për shumë rajone të botës.

Star” – Arritje historike në sektorin industrial

Sektori industrial turk arriti një nivel historik në eksporte me shitjet mbi 170 miliardë dollarë që realizoi jashtë shtetit vitin e kaluar. Të 16 sektorët e grupit industrial i rritën të gjithë eksportet vitin e kaluar. Kështu, të gjithë sektorët brenda grupit industrial morën vrull në eksporte në vitin 2021. Vitin e kaluar kërkesa më e lartë për sektorët në eksportet industriale erdhi nga Gjermania.

Hürriyet” – Turqia kthehet në një qendër tërheqëse në turizmin shëndetësor

Në vitin 2020 në Turqi janë kryer rreth 1 milion procedura për ndërhyrje estetike. Botox renditet i pari në procedurat jokirurgjikale, kurse në procedurat kirurgjikale dallojnë operacionet e hundës. Turqia u bë vendi i dytë me numrin më të madh të pacientëve të huaj në operacionet plastike. Për këto lloj operacionesh Turqia preferohet nga të huajt me të ardhura të larta.

Yeni Şafak” – Këtë vit makina vendore do të jetë gati për prodhimin në seri 

Kur makina turke “TOGG” të dalë në treg, ajo do të ofrojë një distancë prej 500 kilometrash, do të jetë një makinë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë në 4,8 sekonda dhe do të ketë një motor me 200 deri në 3.400 kuaj fuqi. Të gjitha veçoritë do të integrohen në ekosistemin e lëvizshmërisë. “TOGG” do të jetë gati për prodhimin në seri në tremujorin e katërt të 2022, dhe prodhimi në seri do të fillojë në tremujorin e parë të 2023 pasi të kenë përfunduar procedurat e certifikimit.



Lajme të ngjashme