Shtypi turk 03.12.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 3 dhjetor 2021:

1742710
Shtypi turk 03.12.2021

“Hürriyet”Marrëveshja e Parisit për Klimën u diskutua në takimin e Bordit të Lartë Këshillimor

Bordi i Lartë Këshillimor i Presidencës u mblodh të enjten nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Në këtë takim, mbajtur në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara të vendit, u diskutuan zhvillimet e mundshme pas miratimit parlamentar të Marrëveshjes së Parisit për Klimën dhe përfshirjes së Turqisë në proces.

“Sabah”Mesazhe të rëndësishme nga Erdogani në ceremoninë e qitjes me artileri detare

Kreu i shtetit turk i dërgoi një videomesazh Programit të Korporatës së Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKE) për Qitje nga Toka me Topin Kombëtar të Artilerisë Detare, prodhuar falë një partneriteti publiko-privat. “Me zhvillimin e topit kombëtar të artilerisë detare, Turqia është bërë një nga vendet e pakta që prodhojnë këtë sistem armësh”, theksoi Presidenti Erdogan mes të tjerash.

“Vatan” – Çavusoglu: Ne s'do ta njohim aneksimin ilegal të Krimesë

Duke folur në Takimin 28. të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mbajtur të enjten në kryeqytetin Stokholm të Suedisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, theksoi se nuk do të njihet aneksimi i paligjshëm i Krimesë. Ai vuri në pah gjithashtu se është hapur një dritare shansi për paqe të qëndrueshme në Kaukazin Jugor.

“Haber Türk”Eksportet arrijnë nivele rekord në nëntor

Ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, mbajti një konferencë për shtyp në kryeqytetin Ankara të vendit lidhur me shifrat e tregtisë së jashtme për muajin e njëmbëdhjetë të vitit. “Eksportet tona në nëntor (2021) u rritën me 33,4% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar duke arritur në 21,5 miliardë dollarë. Kjo vlerë është eksporti ynë më i lartë mujor”, deklaroi ai të enjten.

“Star”Risi pas 25 vjetësh

Ndërmjet Turqisë dhe Libisë kanë rifilluar pas një pauze 25-vjeçare udhëtimet e anijeve me pasagjerë. Kjo linjë detare do të kryhet një herë në javë duke mundësuar gjithashtu transportin e mallrave dhe mjeteve motorike.



Lajme të ngjashme