Shtypi turk 02.12.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 2 dhjetor 2021:

1742166
Shtypi turk 02.12.2021

“Haber Türk”Strategji e re në ekonomi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia braktisi normat e larta të interesit duke kaluar në një strategji që i jep përparësi prodhimit dhe eksporteve. “Falë këtij ndryshimi vendi ynë është thuajse ekonomia e vetme që vazhdon të rritet në botë. Ne do ta mbyllim vitin 2021 me rritje dyshifrore”, tha kreu i shtetit turk.

“Hürriyet”Ministri Koca: Fundi i pandemisë do të vijë me variante të dobëta

“Viruset ndryshojnë me kalimin e kohës, sikurse influenca që shkakton gripin. Virusi gjithashtu lufton për të mbijetuar kundër luftës sonë dhe ndryshimit të kushteve. Në llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) mund të ketë shqetësime për variante të reja, por mos harroni që fundi i pandemisë do të vijë me variante të dobëta”, vlerësoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”.

“Yeni Şafak”“TurkoVac” pranë prodhimi në seri

Në dy objekte ka përfunduar infrastruktura për prodhimin në seri të vaksinës kombëtare “TurkoVac” kundër llojit të ri të koronavirusit, e cila është në pritje të miratimit për përdorim emergjent. Vaksina vendase kundër COVID-19, e dërguar në laboratorët e Agjencisë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, pritet të marrë miratimin e nevojshëm në mes të dhjetorit. Pas prodhimit në seri, vaksinat do t'i nënshtrohen një testi tjetër 14-ditor dhe në vijim do të dalin në treg.

“Star”Polonia: Blerja e dronëve luftarakë turq është një marrëveshje e rëndësishme

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e vlerësoi si një marrëveshje të rëndësishme blerjen e mjeteve ajrore luftarake pa pilot nga Turqia. Andrzej Duda nënvizoi se marrëdhëniet e mira me Turqinë dhe hapat e ndërmarra në fushën e sigurisë do të përparojnë më tej.

“Sabah”OKB-ja do t'i drejtojë operacionet globale nga Turqia

Është miratuar marrëveshja që parashikon hapjen e një selie në Turqi për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), qendër e reagimit ndaj krizave humanitare të OKB-së. Me këtë marrëveshje, OCHA-ja po përgatitet ta zhvendosë strukturën e saj përgjegjëse për operacionet globale nga Gjeneva në Stamboll. Kështu, OKB-ja do të jetë në gjendje të ndërhyjë më aktivisht në dramën humanitare në rajon, veçanërisht në Siri.



Lajme të ngjashme