Shtypi turk 01.12.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 1 dhjetor 2021.

1741363
Shtypi turk 01.12.2021

Yeni Şafak” - Erdogan kritikon ashpër Macron

Gjatë vlerësimit të aktualitetit në një transmetim direkt të rrjetit TRT, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri një deklaratë për kompaninë franceze të çimentos “Lafarge”, e cila financon DAESH-in, gjë kjo që është verifikuar me prova të shumta dhe vendim gjykate. Udhëheqësi turk deklaroi se për këtë situatë ia kishte biseduar edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron. "Me mbështetjen e Lafarge, organizata terroriste vazhdon aktivitetet e saj. Me fjalë të tjera, ajo vepron sikur të mos kishte dijeni për këtë çështje dhe mundohet t’u bëjë bisht akuzave, përpiqet të shpëtojë veten. Të tillë janë këta, për fat të keq janë hipokritë",- u shpreh Erdoan.

Hürriyet” - Erdogan ngushëllon Aliyevin me telefon për rrëzimin e helikopterit  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i ka telefonuar homologut të tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij për ushtarët që ranë dëshmorë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan.

Vatan” - Shentop: Ne gjithmonë e mbështesim shtetin e Palestinës

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop), deklaroi se është e qartë teza e Turqisë në kauzën palestineze, ndërsa shtoi: "Ne gjithmonë e mbështesim shtetin e lirë dhe të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor".

Sabah” - Ekonomia turke dallon në G-20

Ekonomia turke u rrit 7,4 për qind në tremujorin e tretë të 2021, duke e bërë atë lider të G20-s. Me këto shifra ekonomia turke renditet e dyta ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Star” - Varank: Vazhdon puna për ndërtimin e bazës shkencore turke në Antarktidë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank deklaroi se janë duke u zhvilluar intensivisht përpjekjet për ngritjen e bazës shkencore turke të Antarktidës dhe se ka përfunduar projektimi konceptual i kësaj baze.



Lajme të ngjashme