Shtypi turk 30.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 30 nëntor 2021:

1740610
Shtypi turk 30.11.2021

“Yeni Şafak”: Erdogan: Do të ketë zhvillime të mira

Në deklaratën e bërë gjatë kthimit në Turqi me avion nga Turkmenia, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Emiratet e Bashkuara Arabe prezantuan një plan investimi prej 10 miliardë dollarësh. Duke e vënë në jetë këtë plan investimi, ne do të ndërtojmë një të ardhme shumë të ndryshme. Do të ketë zhvillime të mira në këtë drejtim.

“Hürriyet”: MSB: Kapet një person që kërkohej me buletin të kuq

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë të djeshme (e hënë) deklaroi se 7 persona, 1 prej të cilëve në kërkim me buletin të kuq, janë kapur në përpjekje për të kaluar ilegalisht në Turqi nga Siria.

“Star”: Deklarohen shifrat e tregtisë së jashtme

Eksportet e Turqisë u rritën me 20,1 për qind në muajin tetor në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën në 20 miliardë e 792 milionë dollarë, ndërsa importet u rritën me 12,8 për qind në 22 miliardë e 230 milionë dollarë.

“Haber Türk”: Në muret rrethuese të Diyarbakirit u gjet pallati i sundimtarit mervanid

Autoritetet përkatëse përcaktuan se bastioni i 71-të në muret e Dijarbakirit ishte pallati i sundimtarit Mervani. Bëhet e ditur se pas ndërtimit të pallatit, ai u kthye në një qendër kulturore dhe u bë vend ku vizitonin shumë shkencëtarë dhe intelektualë.

“Sabah”: Tayfun Korkut përsëri në Bundesliga

Trajneri turk, Tayfun Korkut është bërë trajneri i ri i Hertha Berlin. Ai më parë kishte drejtuar Bayer Leverkusen.



Lajme të ngjashme