Shtypi turk 24.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 24 nëntor 2021.

1738035
Shtypi turk 24.11.2021

Hürriyet” – Presidenti Erdogan: Zgjedhjet do të mbahen në qershor 2023

Presidenti dhe njëherësh kryetari Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rrexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti të martën në Takimin e Zgjeruar me Kryetarët e Degëve të AK Partisë foli edhe për diskutimet në lidhje me zgjedhje të parakohshme. “Ende flasin për zgjedhje të parakohshme. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme... Zgjedhjet do të mbahen në qershor 2023”.

Sabah” – Në 2022 do të bëhet saldimi i parë në gazin e detit të Zi

Ministri i Energjetikës, Fatih Donmez tha se në beharin e 2022 do të bëhet saldimi i parë në tubat që do të vendosen nën ujë në zonën e detit të Zi, ku janë zbuluar rezerva gazi natyror.

Star” – Ministri Mush hapi pavijonin turk në panairin e Dubait

Ministri i Tregtisë, Mehmet Mush (Muş) tha se pjesëmarrja e Turqisë në “Expo 2020 Dubai” që zhvillohet në Dubai, krahas vlerës që Turqia i jep pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare është edhe një tregues i rëndësisë që ajo u kushton marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Vatan” – Ministri Akar priti në takim shefin e shtabit të Somalisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Somalisë, Gjeneralin Odawa Yusuf Rage. Në takim ministri Akar tha se vazhdon bashkëpunimi politik dhe ushtarak mes Turisë dhe vendit mik dhe vëlla të Somalisë dhe se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetjeje që populli somalez të jetojë në siguri dhe paqe.

Yeni Şafak” – Erë pranverore në turizëm: 21 milionë turistë në 10 muaj

Numri i turistëve që kanë ardhur në Turqi për periudhën janar-tetor 2021 është rritur me 88% në krahasim me vitin e kaluar dhe ka arritur në 21,1 milionë.



Lajme të ngjashme