Shtypi turk 22.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 22 nëntor 2021:

1736852
Shtypi turk 22.11.2021

“Star”: Turqia reagon ndaj Dendias

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. “Greqia, që nuk e ‘përtyp’ dot në asnjë mënyrë faktin që Turqia luan një rol kyç në sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajonin e saj, por edhe në gjeografinë e afërt, po përpiqet të konkurrojë me Turqinë për çdo çështje, ajo preferon tensionin në vend të bashkëpunimit dhe krijon aleanca artificiale kundër Turqisë. Të gjitha këto përpjekje janë të kota”,- theksoi zëdhënësi Bilgiç.

“Habertürk": Shtatë shtetas turq të mbajtur prej 2 vitesh në Libi erdhën në Turqi

Shtatë shtetas turq, të cilët prej rreth 2 vitesh mbaheshin të ndaluar në lindje të Libisë për akuza të pabaza, janë kthyer në Turqi si rezultat i punës së përbashkët të Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare (MIT) të Turqisë me Agjencinë e Inteligjencës së Katarit. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me qytetarët pasi ata janë kthyer në shtëpi dhe përcolli urimet e tij më të mira.

“Sabah”: Prodhohen nga inxhinierët turq dhe nuk ka shembull në botë

Turqia jep një shembull për botën në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në teknologjinë e mjeteve ajrore pa pilot dhe dronëve të armatosur pa pilotë. Sistemi i zhvilluar nga Turqia për testimin e dronëve në fjalë është aktualisht numri një në botë. Koreja e Jugut dëshiron që edhe testet e dronëve që ka blera nga SHBA ti bëjë në Turqi.

“Yeni Şafak": Nivel rekord në Turkali-2

Në testin e rrjedhës së gazit natyror të kryer në pusin Türkali-2 në fushën e gazit në Sakarya, u arrit në një nivel rekord prej 650 mijë metra kub në ditë.

“Hürriyet": Në Kusadasi me 650 anije turistike gjigande do të vijnë 750 mijë turistë

Deri më tani, për vitin 2022, rreth 750 mijë turistë kanë bërë rezervime në 650 anije turistike për të ardhur në nënprefekturën Kusadasi të qytetit Aydin, një nga destinacionet e rëndësishme turistike të Turqisë.



Lajme të ngjashme