Shtypi turk 19.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 19 nëntor 2021:

1736024
Shtypi turk 19.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 19 nëntor 2021:

“Haber Turk”: Ambasadori bullgar në Ankara thërritet në Ministrinë e Jashtme

Ambasadori i Bullgarisë në Ankara është thërritur në Ministrinë e Jashtme për të mohuar pretendimet se votuesit në Bullgari janë udhëhequr nga autoritetet turke dhe kanë ndërhyrë në punët e tyre të brendshme. Ndërkaq ambasadori bullgar në Ankara, Angel Hristov Tcholakov, citohet të ketë thënë se Turqia ka lehtësuar procesin e votimit duke bashkëpunuar në të gjitha format në kuadër të zgjedhjeve bullgare.

"Hurriyet": Theksi në pavarësinë e plotë në industrinë e mbrojtjes

“Sot, pavarësisht nga të gjitha sfidat e paraqitura nga furnizuesit globalë (në industrinë e mbrojtjes) dhe embargove sekrete të vendosura, Turqia është në gjendje të kryejë veprimet që duhet të ndërmarrë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare pa pasur nevojë për askënd dhe ka provuar veten në këtë drejtim”, tha Ismail Demir, kreu i Departamentit Presidencial të Industrisë së Mbrojtjes.

“Yeni Safak”: Anija shpuese më e mirë në botë do të quhet 'Alparslan'

Anija e 4-të e shpimit e paralajmëruar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të hyjë në inventar në tremujorin e parë të 2022. Anija më bashkëkohore pritet të emërtohet 'Alparslan'. Anija e gjeneratës së shtatë është e aftë të shpojë deri në 12.200 metra. Me një ekuipazh prej 200 vetash, ajo mund të qëndrojë e palëvizshme edhe në valë 7.3 metra të lartë.

“Star”: Më shumë se 100 milionë dollarë të investuara në Turqi

“Valeura”, një kompani kanadeze energjetike që ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në punimet e gazit natyror në rajonin e Trakisë deri më sot, theksoi se ata janë gjithmonë të emocionuar për investimet e tyre në Turqi. Shefi Ekzekutiv i kompanisë, Sean Guest, tha se janë të bindur se kishte një sasi të konsiderueshme gazi natyror në pellgun e Trakisë.

“Sabah”: Turqia vazhdon të rritet në tremujorin e tretë

Në dritën e të dhënave më të fundit të prodhimit industrial, ekspertët thonë se Turqia ka arritur një ecuri pozitive rritjeje prej 7,84 për qind në tremujorin e tretë të 2021, me një mundësi rritjeje prej 70 për qind, si për shkak të rekordit të Turqisë në eksporte ashtu edhe sinjaleve të forta nga prodhimi i mallrave dhe shërbimeve.



Lajme të ngjashme