Shtypi turk 16.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 16 nëntor 2021.

1734647
Shtypi turk 16.11.2021

“Hurriyet”: Omer Çelik reagon ndaj Macronit

Omer Celik, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) pas takimit të bordit qendror dhe ekzekutiv të partisë së tij dje në lidhje me takimin për Libinë të mbajtur në Paris të Francës tha: "Paqja në Libi duhet të arrihet nga populli libian. Thirrja e presidentit francez Emmanuel Macron që Turqia të tërheqë trupat e saj është skandaloze. Turqia është atje për qëllime arsimore.”

“Sabah”: Ministri Akar takon homologun e tij mongol Saikhanbayar Gursed

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar u takua me ministrin mongol të Mbrojtjes Saikhanbayar Gursed, i cili ishte dje në Turqi për takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Mongoli. Pas takimit kokë më kokë, ministrat kryesuan takimin ndërmjet delegacioneve. Më pas, mes dy vendeve u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Historinë Ushtarake, Arkivat, Muzetë dhe Botimet.

“Star”: Oktay: Po punojmë për të qenë një vend lider

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay foli në Ekspozitën Turke të Historisë Islame të Shkencës me mbi 100 objekte në tregun historik në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), ku po merrte pjesë në ceremoninë e shënimit të 38-vjetorit të themelimit të saj. "Ashtu si ne filluam shkencën dhe përparimin në të kaluarën, sot ne po punojmë për t'u bërë vendi lider në teknologjitë inovative", tha Oktay.

“Vatan”: THY renditet e dyta në Evropë me 1007 fluturime ditore

Sipas të dhënave të trafikut ajror të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror (Eurocontrol) në periudhën midis 8 dhe 14 nëntorit, kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines) (THY) ishte linja ajrore e dytë me më së shumti fluturime në Evropë. Ajo realizoi 1 mijë e 7 fluturime në ditë gjatë këtyre datave.

“Yeni Safak”: Gjatë shëtitjes zbulohen fosilet 40 milionë vjeçare

Në Adiyaman u gjetën katër fosile, të cilat u zbuluan se ishin 40 milionë vjet të vjetra. Gulcan Ozturk, 21-vjeçarja, e cila jeton në fshatin Bolükyayla, gjeti 4 gurë me strukturë të ndryshme teksa po ecte në fshat me familjen e saj. Ozturk ia dorëzoi gurët Drejtorisë së Muzeut në Adiyaman. Ekipet e Drejtorisë në ekzaminimin fillestar zbuluan se gurët e gjetur ishin krijesa detare njëqelizore që i përkisnin grupit Eocenian Numilites dhe ishin të vjetra 40 milionë vjet. Bëhet e ditur se fosilet janë marrë nën mbrojtje.



Lajme të ngjashme