Shtypi turk 26.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 26 tetor 2021:

1725210
Shtypi turk 26.10.2021

“Sabah”: Erdogan: Ne do të vazhdojmë të shqetësojmë kolonistët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në vlerësimin e tij të turneut katërditor në Afrikë tha se rëndësia e Afrikës do të rritet më tej në shekullin e 21-të. Erdogan deklaroi se gjurmët e kolonistëve shihen në të gjitha zonat në Afrikë, por afrikanët e vendosin Turqinë në një vend tjetër. “Ne do të vazhdojmë të shqetësojmë kolonistët”, tha Presidenti Erdogan cituar nga gazeta.

“Haberturk”: Qëndrimi i Turqisë ka bërë që ambasadorët të tërhiqen

Presidenti Erdogan tha se pas kërkesës së ambasadorëve të 10 vendeve për lirimin e Osman Kavalas kishte urdhëruar që ambasadorët e këtyre vendeve të shpallen 'persona të padëshiruar'. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe disa vendeve të tjera në Ankara u tërhoqën, duke njoftuar se është respektuar neni 41 i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, i cili përcakton se diplomatët respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendeve ku shërbejnë.

“Hurriyet”: Erdogan: Besojmë se ambasadorët e huaj do të jenë më të kujdesshëm

Presidenti Erdogan në vlerësimin e tij të tërheqjes së deklaratave të ambasadorëve 10 vendeve në Turqi në lidhje me Osman Kavala tha: "Qëllimi ynë nuk është të krijojmë krizë, por të mbrojmë dinjitetin dhe krenarinë e Turqisë. Me deklaratat e ambasadave është kthyer nga gabimi. Ne besojmë se këta të dërguarit tani do të jenë më të kujdesshëm.”

“Vatan”: Omer Çelik: Ndjeshmëria jonë ndaj të drejtave sovrane të shtetit tonë nuk është çështje debati

"Ne refuzojmë me forcë dhe do të kundërshtojmë çdo deklaratë që implikon punët e brendshme dhe të drejtat e sovranitetit të vendit tonë," tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik pasi ambasadat që bënin thirrje për lirimin e Osman Kavalës u tërhoqën. “Presidenti ynë, si kreu i shtetit tonë, e ka bërë këtë qëndrim më të qartë dhe më të fortë”, tha zëdhënësi Çelik.

“Yeni Şafak”: Aktivitet intensiv nga dronët turq në zonat e pushtuara nga PKK

Aktiviteti ajror po zhvillohet pasi Presidenti Erdogan sinjalizoi një operacion pas sulmeve nga zonat në veri të Sirisë, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusia kanë premtuar t'i evakuojnë, por ku organizata separatiste terroriste PKK është ende prezente. Dronët turq po bëjnë fluturime mbi Kamishli dhe Ayn Al-Arab, të cilat janë nën kontrollin e PKK-së në lindje të lumit Eufrat.



Lajme të ngjashme