Shtypi turk 22.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 22 tetor 2021:

1723546
Shtypi turk 22.10.2021

Hürriyet” - Erdogan: Në një mënyrë apo tjetër, ne do t’i marrim 1,4 miliardë dollarët nga ShBA

Gjatë kthimit nga turneu i vizitave në tre vende afrikane (Angola, Togo dhe Nigeri), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vlerësoi kontaktet dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin. “Në një mënyrë apo tjetër, ne do t’i marrim 1,4 miliardë dollarët (që i janë paguar ShBA-së për avionët F-35). Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që Turqisë t’i hahet haku",- u tha Erdoan gazetarëve.

Yeni Şafak” - Ministri Çavusoglu flet për marrëveshjen “SWAP”

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia dhe Koreja e Jugut duhet të punojnë së bashku për të siguruar qëndrueshmërinë e tregtisë dypalëshe. "Prandaj, ne mund të përdorim monedhat tona kombëtare në marrëdhëniet tregtare bazuar në marrëveshjen "SWAP" midis bankave qendrore të të dy vendeve",- shtoi Çavushollu.

Haber Türk” - Vëllimi i tregtisë turko-afrikane arrin 25,3 miliardë dollarë

Ministri i Tregtisë Mehmet Mush (Mehmet Muş) tha se marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Afrikës po zhvillohen me shpejtësi. “Ndërsa në vitin 2003 shkëmbimet tregtare ishin në nivelin e 5,4 miliardë dollarëve, në vitin 2020 kjo shifër u rrit në 25,3 miliardë dollarë”,- tha ministri të enjten.

Star” – Nisma ekonomike e Turqisë për rajonin: Shpallet një deklaratë e përbashkët

Një deklaratë e përbashkët u prezantua në kuadër të edicionit të tretë të Forumit të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë, që u mbajt në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, një aktivitet i bashkëorganizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë (DEIK) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Komisionin e Unionit Afrikan (AUC). Në përputhje me rrethanat, Forumi inkurajon sektorin privat të bëjë investime në fusha prioritare të tilla si: teknologji, turizëm, bujqësi, objektet për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, aviacion, detari, arsim, shëndetësi dhe zero emetime neto të karbonit.

Vatan” – Në Mardin u zbulua një tempull 12.000-vjeçar

Është nxjerrë në dritë një tempull, i cili u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike që vazhdojnë në rrethin Dargeçit të Mardinit (Turqi) dhe që vlerësohet se është 12.000-vjeçar. Parashikohet që zona ku bëhen gërmimet ka një histori më të lashtë se Göbeklitepe.



Lajme të ngjashme