Shtypi turk 21.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 21 tetor 2021:

1723112
Shtypi turk 21.10.2021

“Vatan”Mesazh i qartë nga Erdogani për botën: Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë me Nigerinë

Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin Abuxha të Nigerisë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti të mërkurën një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin nigerian, Muhammadu Buhari. “Ne i shqyrtuam marrëdhëniet Turqi-Nigeri në të gjitha aspektet e tyre dhe vendosëm të forcojmë bashkëpunimin tonë me Nigerinë në fusha si mbrojtja ushtarake dhe siguria”, deklaroi kreu i shtetit turk mes të tjerash.

“Yeni Şafak”Goditje precize nga Forcat e Armatosura dhe MIT-i

Burime të sigurisë njoftuan se Taybet Bilen, e ashtuquajtur përgjegjëse e organizatës terroriste PKK për gruan, u vra gjatë një operacioni të përbashkët të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), kryer në veri të Irakut më datë 8 tetor. Sipas burimeve, Bilen u vra gjatë rrugës duke shkuar për në kampin Mahmur.

“Sabah”Mesazhi i ndihmëspresidentit Oktay për inflacionin

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay prezantoi të mërkurën Propozimligjin mbi Buxhetin e Qeverisë Qendrore të Vitit 2022 në Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë. “Ne jemi të vendosur për ta ulur inflacionin në nivele njëshifrore duke i mbështetur politikat tona monetare dhe fiskale me politikat tona strukturore të orientuara nga oferta dhe me rritjen e produktivitetit”, u shpreh ai.

“Hürriyet”Pjesa e Turqisë në eksportet globale kaloi pragun 1%

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale, ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, bëri me dije se pjesa e Turqisë në eksportet globale kapërceu pragun 1% për herë të parë në historinë republikane të vendit.

“Star”Turqia është një vend i mrekullueshëm

Një grup prej 4 shokësh, 3 rusë dhe 1 ukrainas, u takuan në Antalie për një marshim 25-ditor përgjatë itinerarit të famshëm që njihet si Rruga Liciane. Dashamirët e natyrës deklaruan se Rruga Liciane në Turqi, ku ata vijnë për herë të parë, ka bukuri historike dhe natyrore. “Çdo skaj i saj është plot histori. Në disa zona, historia, natyra dhe deti kanë bukuri të pabesueshme. Turqia është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë miqësorë. Ata janë gati t'ju ofrojnë diçka madje dhe në majë të malit”, tha Mikhail Chernyavsky.



Lajme të ngjashme