Shtypi turk 20.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 20 tetor 2021:

1722457
Shtypi turk 20.10.2021

"Haberturk": Deklaratë për Mesdheun Lindor nga Turqia

Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi ​​një deklaratë pas samitit trepalësh të Greqisë, Egjiptit dhe Administratës grekoqipriote të Qipros Jugore, ku bëhet e ditur se çdo përpjekje për të injoruar Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në Mesdheun Lindor nuk do të ketë sukses. Ministria e Jashtme e RTQV-së njoftoi gjithashtu se deklarata e përbashkët e grekëve qipriotë, Greqisë dhe Egjiptit është e pavlefshme.

"Hurriyet": Raporti i Komisionit Evropian është një standard i dyfishtë

Turqia reagon ndaj Raportit të Turqisë të botuar si pjesë e Pakos së Zgjerimit të Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2021. "Në një kohë kur ne po përpiqemi të krijojmë një agjendë politike pozitive me BE-në dhe të ringjallim dialogun tonë të nivelit të lartë, për fat të keq, në raportin e publikuar përgjegjësitë ndaj vendit kandidat Turqisë janë injoruar dhe një qasje me standard të dyfishtë është marrë në marrëdhëniet me vendin tonë", bëri të ditur Ministria e Jashtme në një deklaratë.

"Star": Deklaratë e përbashkët nga katër udhëheqësit. Fuqia e Turqisë u pranua

Është publikuar deklarata përfundimtare mbi takimin e Presidentëve të Turqisë, Togos, Burkina-Fasos dhe Liberisë. Katër krerët e shteteve pranuan përparimin dhe fuqinë e jashtëzakonshme të ekonomisë turke, e cila legjitimon rolin e Turqisë si një partner strategjik për Afrikën dhe e bën atë një aktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

"Yeni Safak": Forumi TRT World sjell çështjet globale në agjendën e botës

Mehmet Zahid Sobaci, Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës së Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), deklaroi në fjalën e tij hapëse të Forumit të 5-të Botëror TRT se ata përpiqen të jenë zëri i gjeografive, shoqërive dhe individëve të pafavorizuar me kuptimin e transmetimit të asaj që i vë njerëzit në qendër. "Ne duhet të dalim me ide të reja dhe të vendosim qëllime të reja përmes platformave ndërkombëtare siç është Forumi TRT World" tha Sobaci cituar nga gazeta “Yeni Safak”.

"Vatan": Dronët e armatosur Bayraktar janë ëndrra e francezëve dhe objektivi i britanikëve

Shtypi francez nuk mund ta fshehë admirimin e tyre për dronët e armatosur të Turqisë “Bayraktar TB2”. “Mundësia që Turqia të shesë këta dronë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë një trampolinë kryesore për industrinë turke të mbrojtjes”, tha gazeta “Le Figaro”. Dronët në fjalë janë bërë një përfaqësues i ndikimit turk në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore" shkruan gazeta.



Lajme të ngjashme