Shtypi turk 15.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 15 tetor 2021:

1720313
Shtypi turk 15.10.2021

“Vatan”Delegacioni taliban realizoi bisedime në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi pas takimit të tij me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të qeverisë së përkohshme talibane në Afganistan, Amir Khan Muttaqi dhe delegacionin e kryesuar prej tij, se me përfaqësuesit talibanë diskutuan mbështetjen e Turqisë për Afganistanin. “Ata gjithashtu na përcollën kërkesat e tyre, veçanërisht për vazhdimin e ndihmave humanitare dhe investimeve të Turqisë në Afganistan. Pra, ata shprehën kërkesën për vijimin e ndihmave zhvillimore që institucionet tona kanë bërë deri më sot në vendin e tyre”, tha shefi i diplomacisë turke mes të tjerash.

“Yeni Şafak”Akar: Do të bëhet ç'të jetë e nevojshme në kohën dhe vendin e duhur

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, u prononcua lidhur me sulmet që organizata terroriste PKK/YPG kryen nga veriu i Sirisë. “Nën lidershipin e presidentit tonë të nderuar, sikurse dhe deri më sot, ne do të bëjmë ç'të jetë e nevojshme për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona në vendin dhe kohën e duhur. Askush të mos ketë as më të voglin dyshim për këtë”, theksoi ai.

“Sabah”Theksi mbi një “industri mbrojtëse plotësisht të pavarur”

Në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, mbajtur nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me pasurimin e larmisë së sistemeve vendase e kombëtare, si dhe u theksua nevoja për “një industri mbrojtëse plotësisht të pavarur”.

“Star”Dy shtete të tjera duan të blejnë dronë nga Turqia

Etiopia dhe Maroku paraqitën kërkesat e tyre zyrtare për të blerë mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuara nga kompania turke “Baykar Defence”.

“Hürriyet”Gruaja me e gjatë në botë

Rumeysa Gelgi, 215 cm e gjatë, hyri në Librin e Rekordeve “Guinness” si “gruaja më e gjatë në botë”. Qytetarja turke është banore e rrethit Safranbolu të provincës Karabuk.



Lajme të ngjashme