Shtypi turk 13.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 13 tetor 2021:

1719009
Shtypi turk 13.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 13 tetor 2021:

"Haberturk": Deklarata nga Presidenti Erdogan në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të G20

Presidenti Recep Tayyip Erdogan foli dje në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të G20 mbi Afganistanin. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: "Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të përballojë t'i kthejë shpinën popullit afgan dhe ta lërë këtë vend në fatin e tij. Ne duhet t'i drejtojmë Talibanët të krijojnë një administratë gjithëpërfshirëse duke mbajtur kanalet e dialogut të hapura në Afganistan."

"Yeni Safak": Deklaratë nga Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu për Afganistanin

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu shpjegoi situatën e fundit në Afganistan, e cila është nën kontrollin e Talibanëve. "Ne planifikojmë të shkojmë në Kabul me disa ministra të Jashtëm", tha Çavusoglu, duke vënë në dukje se ata po ndjekin nga afër zhvillimet në vend.

"Hurriyet": Një letër falënderimi dhe urimi nga Kryeparlamentari turk Sentop drejtuar Spanjës

Mustafa Sentop, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë i dërgoi një letër Meritxell Batet, Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Spanjës dhe Ander Gil Garcia, Kryetarit të Senatit të Spanjës. Në letrën e tij, Sentop falënderoi për pritjen e ngrohtë të tij dhe delegacionit shoqërues gjatë vizitës në Spanjë më datat 19-21 shtator 2021.

"Vatan": Shpalosen shifrat e prodhimit industrial

Instituti i Statistikave të Turqisë njoftoi dje rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin gusht. Sipas raportit indeksi i prodhimit industrial në gusht u rrit me 5,4 për qind në bazë mujore dhe 13,8 për qind në bazë vjetore.

"Star": FMN revizoi parashikimin e rritjes së Turqisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngriti parashikimin e tij të rritjes për ekonominë e Turqisë në vitin 2021 në 9 për qind nga 5,8 për qind, ndërsa parashikimi i tij për qëndrueshmërinë e rritjes për vitin 2022 ishte 3,3 për qind.



Lajme të ngjashme