Shtypi turk 12.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 12 tetor 2021:

1718213
Shtypi turk 12.10.2021

“Yeni Şafak": Erdoğan: Ne nuk kemi më durim ndaj disa vendeve që janë burimi i sulmeve terroriste kundër vendit tonë nga Siria

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në deklaratën e bërë pas mbledhjes së kabinetit presidencial në Ankara tha se nuk kanë më durim ndaj disa vendeve që janë burimi i sulmeve terroriste kundër vendit tonë nga Siria dhe shtoi: “Sulmi i fundit ndaj policëve tanë në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe provokimet që synojnë tokat tona tani e kanë mbushur kupën. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Hürriyet”: Soylu: Kemi hyrë në aq rajone që nuk mund të hyhej

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu në lidhje me luftën kundër terrorit brenda vendit, tha: “Kemi hyrë në aq rajone që nuk mund të hyhej, përfshi edhe malet e errëta dhe aty kemi ndërmarrë operacione. Ne u kemi rënë në kokë terroristëve.”

“Star": U prodhua në vend, 5 milionë dollarë i mbetën Turqisë

Falë pajisjes vendore të skanimit me rreze X të prodhuar nga Industria e Teknologjisë së Radarëve të HAVELSAN, 5 milionë dollarë mbetën në Turqi.

“Habertürk": Në automobilistikë u shënua rritje edhe ne eksport, edhe në prodhim

Sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë së Automjeteve, në nëntë muajt e parë të këtij viti, prodhimi i automobilave u rrit me 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht në 921 mijë 619, ndërsa eksportet u rritën me 9 për qind, pra në 671 mijë 674.

“Sabah": THY e dyta në Evropë për nga numri i fluturimeve ditore

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines - THY), gjatë periudhës 4-10 tetor, u bë linja e dytë ajrore që zhvillon më shumë fluturime në Evropë, përkatësisht me 1.185 fluturime në ditë.

 



Lajme të ngjashme