Shtypi turk 30.09.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 30 shtator 2021:

1712778
Shtypi turk 30.09.2021

“Yeni Şafak”: Erdogan: Paqja në Siri varet nga marrëdhëniet turko-ruse

Në takimin kokë më kokë ndërmjet Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, në tryezë u shtruan çështje kritike. Duke bërë një deklaratë para takimit, ku u diskutuan veçanërisht zhvillimet në Siri, Presidenti Erdogan tha: “Hapat që bëjmë së bashku në lidhje me Sirinë janë të një rëndësie të madhe. Gjithashtu paqja atje varet nga marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë."

“Haber Türk”: Erdogan i shpjegoi “The New York Times” arsyen pse Turqia bleu S-400

Presidenti Recep Tayyip Erdogan refuzoi kritikat se Turqia ka dëmtuar aleancën e NATO-s duke blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë. Në prononcimin e bërë për gazetën amerikane “The New York Times (NYT)”, Erdogan tha: “Nëse amerikanët do t'i kishin shitur sistemin mbrojtës raketor Patriot Turqisë, ne nuk do të ishim të detyruar të blinim sistemin S-400”.

“Vatan”: Marrëveshje historike ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës

Midis Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe kompanisë turke Baykar u nënshkrua një protokoll për ndërtimin e një qendre të mirëmbajtjes dhe stërvitjes së mjeteve ajrore pa pilot (dronë). Sipas marrëveshjes, kompania Baykar do të ndërtojë një qendër të mirëmbajtjes, modernizimit dhe stërvitjes së dronëve në rajonin e Vasilkov, që i përket ushtrisë ukrainase. Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë blerë 7 dronë Bayraktar TB2 nga Turqia.

“Sabah”: Turqia renditet e 12-ta në botë dhe e 5-ta në Evropë për energjinë e rinovueshme

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se Turqia renditet e 12-ta në botë dhe e 5-ta në Evropë përsa i përket kapacitetit aktual të instaluar të energjisë së rinovueshme. Donmez tha: "Ne besojmë se do të jemi një vend pionier dhe shembullor në energjinë diellore dhe të erës (elotike). Treguesi më i rëndësishëm i këtij besimi është rritja në maksimum të investimeve tona në energjinë diellore dhe të erës."

“Hürriyet”: Kompanitë franceze do të rrisin investimet e tyre në Turqi

Ministri francez i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve, Franck Riester deklaroi se tregtia dypalëshe midis Turqisë dhe Francës është jashtëzakonisht e rëndësishme. "Vitin e kaluar, ne realizuam tregti reciproke prej 14 miliardë eurosh. Ne shohim që tregtia reciproke është përshpejtuar muajt e fundit. Prandaj, këtë vit ne jemi gati të arrijmë një shifër prej 16 miliardë eurosh" tha Riester.



Lajme të ngjashme