Shtypi turk 17.09.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 17 shtator 2021:

1707260
Shtypi turk 17.09.2021

"HaberTurk": Deklarata nga Presidenti Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha dje, "Ne kemi arritur shifrat më të larta të rritjes në botë dhe shënuam një rekord të ri në eksportet. Punësimi është rritur në krahasim edhe me periudhën para pandemisë së Covid-19."

"Hurriyet": THY është ndër më të mirat në botë

Turkish Airlines (THY) u rendit ndër 10 linjat ajrore më të mira në botë në një sondazh të kryer me votat e lexuesve të revistës “Travel + Leisure”.

"Sabah": Eksportet e rrushit në Turqi u rritën me 22%

Eksportet e rrushit të freskët të Turqisë u rritën me 22% midis 1 janarit dhe 14 shtatorit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas një deklarate nga Shoqatat e Eksportuesve të Egjeut, shuma e marrë nga eksportet e rrushit të freskët u rrit me 22 për qind dhe arriti në 77 milionë dollarë gjatë periudhës 1 janar-14 shtator 2021 nga 63 milionë dollarë sa ishte në të njëjtën periudhë të 2020.

"Vatan": Deklarata e SHBA për Turqinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price, tha se Turqia dhe Katari po punojnë për të filluar fluturimet charter nga aeroporti i Kabulit, si dhe fluturime të rregullta.

“Star": Galatasaray-Lazio 1-0

Në ndeshjen e grupeve të Ligës Evropiane të UEFA, përfaqësuesi turk Galatasaray priti në shtëpi skuadrën italiane Lazio. Skuadra e Galatasarayit mundi kundërshtarët e tij me rezultat 1-0 në një lojë që ishte superiore nga fillimi deri në fund.



Lajme të ngjashme