Shtypi turk 16.09.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 16 shtator 2021:

1706741
Shtypi turk 16.09.2021

“Yeni Şafak”: 2023, simboli i rilindjes

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Medias së Anadollit, që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara, tha se viti 2023 është simboli i rilindjes.

“Hürriyet”: Deklarata e Von der Leyen për Turqinë

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), në fjalimin e saj tradicional "Gjendja e Unionit", tha: "Në marrëdhëniet tona me Turqinë do të vazhdojmë të punojmë në dimensione të ndryshme.”

“Star”: U nënshkrua me fqinjët

Në kuadër të vizitës së Ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gul në Gjeorgji, u nënshkrua një marrëveshje e përbashkët midis ministrive të drejtësisë së dy vendeve. Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj në integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit të tij dhe integrimin euroatlantik.

“Sabah”: Rekord në eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta

Eksportet e frutave dhe perimeve të freskëta të Turqisë tejkaluan 148 milionë dollarë me një rritje prej 14 për qind. Ndërsa pati një rritje 18 herë më shumë në tregun grek në muajin gusht, Libia dhe Izraeli ishin vendet e tjera me rritjen më të madhe në vëllimin e eksportit të Turqisë.

“Haber Türk”:Numri i shtetasve amerikanë që kanë blerë shtëpi në 8 muaj e fundit në Turqi u rrit 3.5 herë

Në periudhën janar-gusht, të huajve u shitën 30 mijë e 849 shtëpi. Numri i qytetarëve amerikanë që blenë banesa në Turqi u rrit 3.5 herë në periudhën janar-gusht të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përkatësisht 871 shtëpi.  

 



Lajme të ngjashme