Shtypi turk 14.09.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 14 shtator 2021:

1706085
Shtypi turk 14.09.2021

 

Haber Türk” - Erdogan: Ne e bëmë Turqinë një vend tërheqës për investitorët

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ata e bënë Turqinë një vend tërheqës për investitorët, ndërsa shtoi se ata do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë investitorët që besojnë në potencialin e Turqisë dhe i besojnë ekonomisë së saj. Presidenti Erdoan nënvizoi gjithashtu se rritja në ekonomi do të vazhdojë.

Hürriyet” - Libri i Erdoganit "Një botë më e drejtë është e mundur"

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik ka thënë se ka dalë nga botimi libri i Presidentit Erdoan me titull "Një botë më e drejtë është e mundur", ndërsa ka shtuar se "Ky libër flet për temat që vendi ynë po udhëheq në politikë dhe në çështje të ndryshme". Duke theksuar mosfunksionimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)  zëdhënësi Çelik tha: "Në këtë libër, ju do të shihni se çfarë propozimesh ka bërë Turqia për reforma."

Yeni Şafak” - Thirrja e Çavuşoğlu drejtuar botës për Afganistanin: Ne duhet të veprojmë së bashku

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu foli në takimin e nivelit të lartë ministror për Afganistanin. Në fjalën e tij Çavuşoğlu theksoi se dërgimi i ndihmave humanitare për popullin afgan është një detyrë morale, ndërsa shtoi se “Kriza në Afganistan do të ketë efekte direkte në të gjithë botën, kështu që ne duhet të veprojmë së bashku tani."

Star” - ShBA falënderon Turqinë për Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se ata po punojnë ngushtë me Turqinë dhe Katarin për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, dhe se ata i falënderojnë këto dy vende për aeroportin që tani është i hapur për fluturime Charter.

Sabah” – Fillon numërimi drejt zeros për TEKNOFEST-2021

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtar “Ataturk” të Stambollit në datat 21-26 shtator. Në ngjarjen e shumëpritur, fëmijët do të mirëpriten me projektin "Tecno Aventura", projekt që do t'u sigurojë fëmijëve të brezit të ri shprehi korrekte dhe të dobishme në fushat e teknologjisë, informatikës dhe industrisë mbrojtëse.



Lajme të ngjashme