Shtypi turk 13.09.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 13 shtator 2021:

1705710
Shtypi turk 13.09.2021

Star” – Vazhdojnë bisedimet me 5 vende për fazën e 3-të të vaksinës turke “TURKOVAC”

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay tha se është arritur një mirëkuptim reciprok me Presidentin e Kirgizisë, Sadyr Japarov për të kryer në Kirgizi testet e fazës së tretë të vaksinës turke që është prodhuar kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) “TURKOVAC”. Oktay shtoi se bisedimet për fazën 3-të vazhdojnë gjithashtu edhe me vende të tjera; Pakistanin, Azerbajxhanin, Argjentinë, Kolumbinë dhe Poloninë.

Sabah” – Detaji për Turqinë në raportin e BE-së “Parashikimi strategjik 2021”

Raporti i 2-të i Parashikimit Strategjik [2021 Strategic Foresight Report- The EU's capacity and freedom to act], i publikuar nga Komisioni Evropian, konfirmon edhe një herë se sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm është anëtarësimi i plotë i Turqisë në BE. Sipas këtij raporti, roli i Turqisë si një partner i fortë dhe demokratik për marrëdhëniet transatlantike të BE-së në të ardhmen e afërt dhe të largët do të jetë i paçmuar për të ardhmen e Evropës.

Haber Türk” –Anija “Fatih” filloi shpimin

Anija sonduese “Fatih” ka nisur shpimin në pusin e ri vlerësues “Türkali-5” në zonën gazmbajtëse “Sakarya” që është zbuluar në Detin e Zi. Turqia deri më tani ka zbuluar gjithsej 540 miliardë metra kub rezerva gazi natyror gjatë punimeve të saj eksploruese ultra të thella që ka realizuar në Detin e Zi.

Hürriyet” – Ukraina do të blejë edhe 4 dronë turq “Bayraktar TB2”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valeriy Zalujniy ka thënë se planifikojnë të blejnë nga Turqia edhe 4 dronë të tjerë tip “Bayraktar TB2” për periudhën 2021-2022. Forcat e Armatosura të Ukrainës në vitin 2019 kishin blerë nga Turqia 6 dronë tip “Bayraktar TB2” dhe 3 stacione për kontroll tokësor.

Yeni Şafak” – Turqia, destinacioni i ri i markave të huaja 

Nënkryetari i Shoqatës Turke të Industrisë Informatike (TÜBİDER), Ümit Önder, ka thënë se kompanitë gjigante të teknologjisë e shohin Turqinë si një qendër prodhimi. “Ne bisedojmë me kompani nga Shtetet e Bashkuara (ShBA) dhe Kina. Kërkimet po bëhen në qytetet si: Izmit, Mersin, Stamboll. Deri në fund të vitit, 3-4 marka shumë të mëdha mund të vijnë në Turqi për investime. Kompanitë kryesore globale të sektorit të IT-së janë shumë entuziaste për të investuar në Turqi”,- është shprehur Önder.



Lajme të ngjashme