Shtypi turk 12.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 12 gusht 2021.

1690001
Shtypi turk 12.08.2021

"Yeni Safak": Politika e Turqisë për emigrantët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u prononcua për politikën e Turqisë për emigrantët në një transmetim të përbashkët të televizioneve private. Gjatë pjesëmarrjes në emision Presidenti Erdogan tha: "Ne i rrisim seriozisht muret në portat tona me Iranin dhe Irakun. Muret e larta janë për të parandaluar hyrjen e migrimit të parregullt në vendin tonë. Puna është duke vazhduar. Nuk kanë mbetur edhe shumë punë, këto mure po ndërtohen në kufijtë tanë."

"Vatan": Ministri Akar takohet me homologët e tij pakistanezë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar u takua me ministren e Prodhimit të Mbrojtjes Zobaida Jalal gjatë kontakteve të tij në Pakistan. Gjatë takimit ministri Akar theksoi nevojën për të punuar së bashku në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht FETO -s.

"Hurriyet": Kongresmenët amerikanë bëjnë thirrje skandaloze për dronët luftarakë turq

27 anëtarë të Kongresit Amerikan, të afërt me lobin armen i shkruan Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke deklaruar se dronët e paarmatosur dhe të armatosur të prodhuar nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes “Baykar Defense” janë në kundërshtim me interesat amerikane në Azinë Jugore, Kaukazin, Afrikën Veriore, Mesdheu Lindor dhe Lindjen e Mesme. Anëtarët e Kongresit i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë eksportimin e teknologjisë së dronëve në Turqi.

"Star": Gjiganti botëror Vivo filloi prodhimin në Turqi

Telefonat e parë të mençur dolën nga grupi në fabrikë, të cilën prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë “Vivo” e nisi me një investim prej 20 milionë dollarësh në Gebze. Është planifikuar që kjo fabrikë, e cila do të prodhojë rreth 5 milionë pajisje mobile në vit, të ofrojë 2.000 vende pune.

"Sabah": Turqia është e para në botë në eksportet e 'levrekut'

Osman Parlak, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe kultivuesve të akuakulturës në Sinop të Samsunit, tha se Turqia është e para në botë në eksportet e levrekut dhe e dyta në botë në eksportet e troftës dhe kocit.



Lajme të ngjashme